Disa pamje që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë se si një ortek masi kishte rrëshkitur nga mali Elbrus në Rusi në republikën e Kabardino-Balkaria, Kaukaz të Veriut, duke zënë sipër një grumbull maknash që ishin rrëzë malit.
Fatmirësisht orteku nuk ka pasur shpejtësi shumë të madhe edhe pse i ka zënë në befasi drejtuesit e mjeteve.
Masivi i borës është ndalur pa shkatëruar ndërtesa, apo shkaktuar dëme në njerëz.
(B.H/FaxWeb)
Discussion about this post