Petrika Çeço është shtetasi që dyshohet nga prokuroria se ka shkatërruar disa vepra të artit në parkun ‘Rinia’ në Korçë gati një vit më parë.
Prokuroria e ka arrestuar 28 vjeçarin Çeço i cili bashkë me disa persona të tjerë mendohet të kenë shkatërruar veprat e artit dhe disa përkujtimore përgjatë aksit Korçë-Bilisht- Miras.
Emri i Petrika Çeços mbahet i regjistruar si radikalist, i cili ka dashur të imitojnë sulmet e ISIS.
Ai tentoi të vriste baban e tij gjatë kohës që po kurohej në spital.
‘’ Desha ta vras, ka shtuar Çeço, pasi dyshoja se im atë informonte Shërbimet Sekrete në Shqipëri kundër meje.
Discussion about this post