02:10 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“OSBE pa timon”/ Financial Times: Organizata më e madhe në botë për sigurinë në krizë. I takon Shqipërisë të gjejë zgjidhje

21:00 | 27/07/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“OSBE pa timon”/ Financial Times: Organizata më e madhe në botë për sigurinë në krizë. I takon Shqipërisë të gjejë zgjidhje

OSBE, organi më i madh ndërkombëtar i sigurisë në botë ka përfunduar në krizë pasi sulmet shkaktuan largimin e ekipit drejtues, duke ngjallur frikë se vakuumi mund të pengojë punën jetësore në zonat e konfliktit dhe një paralajmërim të BE-së për një goditje të re për bashkëpunimin shumëpalësh.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë është pa timon pasi Franca, Kanadaja, Norvegjia dhe Islanda në fillim të këtij muaji nuk pranuan të riemërojnë sekretarin e përgjithshëm të saj, diplomatin zviceran Thomas Greminger, pasi skadoi mandati i tij trevjeçar.

Masa erdhi si përgjigje ndaj një vendimi të Azerbajxhanit, i ndjekur nga Taxhikistani dhe Turqia, që kundërshtuan një mandat të dytë për francezin Harlem Désir si përfaqësues për lirinë e mediave në organizatë. Në grindjet e mëpasme, vendet anëtare gjithashtu nuk pranuan të ri-emërojnë drejtuesit e zyrave të të drejtave të njeriut dhe të pakicave.

BE tha në një deklaratë se kriza e shkaktuar nga një “numër i kufizuar” i vendeve në trupin 57 anëtarësh “minon efektivitetin e organizatës dhe dobëson qasjen shumë të nevojshme për sigurinë në Evropë që mishëron OSBE”.

“Duke mos rënë dakord për riemërimet, ata thjesht kanë paralizuar tërë organizatën,” tha Stephanie Lihtenshtajni, një ish-zyrtar i OSBE-së dhe ekspert në institucion.

Désir e zemëroi Azerbajxhanin me kritikat e tij për censurimin dhe frikësimin e mediave dhe për përmbushjen e dënimeve të gjata me burg për gazetarët.

“Asnjë pjesë e rajonit të OSBE-së nuk është imune kur bëhet fjalë për rreziqe për gazetarët ose shkelje të angazhimeve për lirinë e mediave,” tha ai në raportin e tij të fundit për ambasadorët e OSBE-së në fillim të këtij muaji, shkruan Financial Times.

Désir u emërua në këtë post në 2017. Në të njëjtën kohë Greminger u bë sekretar i përgjithshëm, islandezi Ingibjorg Solrun Gisladottir mori përsipër zyrën e të drejtave të njeriut dhe Lamberto Zannier i Italisë mori portofolin e pakicave. Ata u emëruan si një grup sepse anëtarët e OSBE-së nuk mund të bien dakord për plotësimin e secilit post individualisht.

Azerbajxhani, i ndjekur nga Taxhikistani, bllokuan emërimin e Z. Désir në fillim të këtij muaji. Turqia dhe Taxhikistani gjithashtu vendosën veto ndaj një mandati tjetër për zonjën Gisladottir, pasi akuzuan zyrën e saj për bashkëpunim me grupet e opozitës që ata i konsideruan kriminale. Franca, Kanadaja,
Norvegjia dhe Islanda atëherë nuk pranuan të mbështesin z. Zannier dhe Greminger me arsyetimin se të katër zyrtarët ishin emëruar fillimisht së bashku.

“Përkundër përpjekjeve tona dhe atyre të shumicës dërrmuese të shteteve pjesëmarrëse, asnjë zgjidhje e përkohshme nuk u gjet për të shmangur boshllëkun e këtyre pozicioneve,” tha Ministria e Jashtme franceze në një deklaratë. “Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të plotë për OSBE-në dhe menaxhimin e saj, të cilët kanë realizuar plotësisht mandatin që iu është besuar nga shtetet pjesëmarrëse me profesionalizëm dhe paanshmëri.”

OSBE ka instaluar një udhëheqje të përkohshme dhe trupa mbikëqyret nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare për një periudhë 1 vjeçare dhe aktualisht drejtohet Shqipëria.

Tani i bie Tiranës për të gjetur zgjidhje për krizën me ministrat e Jashtëm të OSBE-së për shkak të takimit në kryeqytetin shqiptar në dhjetor. Emërimet e reja duhet të përmbyllen brenda shtatorit.
Gent Cakaj, ministri i përkohshëm i jashtëm i Shqipërisë, tha se bllokimi ishte një “shenjë e një multilateralizmi të vuajtur”, por mbrojti procesin e vendimmarrjes së OSBE-së, e cila mbështetet në konsensus dhe jo me shumicë votash.

“Rregulli i konsensusit që ka udhëhequr punën e OSBE-së që nga fillimi u jep forcë vendimeve. Çdo shtet ka interes të gjejë zgjidhje efektive“, tha ai. Sekretariati i OSBE-së nuk pranoi të komentojë.

OSBE, anëtarësia e së cilës përfshin Azinë Qendrore, është një forum i vlefshëm për BE-në, e cila po bën përpjekje për të zhvilluar një strategji “EuroAzi” si pjesë e përgjigjes së saj strategjike ndaj besueshmërisë në rritje të Kinës.

Tensionet në organizatë janë paralele me ato në institucione të tjera shumëpalëshe, të tilla si Kombet e Bashkuara dhe OBT, të cilat kanë një anëtarësi të gjerë me pikëpamje të ndryshme politike, thonë analistët.

Olga Oliker, drejtore e programit për Evropën dhe Azinë Qendrore në grupin e ekspertëve të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, tha se kriza kërcënon të dëmtojë punën e OSBE-së.
“Në një moment ka gjëra që kërkojnë nga dikush që të caktojë një axhendë udhëheqjeje,” tha ajo. “Nuk mund t’i bësh të gjitha këto pa dikë përgjegjës.”

Etiketa: osbe
Pas

Sot u kapën 3 të dyshuar me rrezíkshmëri kríminale, Veliu nga Elbasani: Është koha e terrenit, mos ndalni kontrollet me dron

Para

HOROSKOPI javor/ Më mirë se kaq prishet, ja si do e mbyllin të gjitha shenjat javën e fundit të korrikut

Para
Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që çmendin të gjithë burrat

HOROSKOPI javor/ Më mirë se kaq prishet, ja si do e mbyllin të gjitha shenjat javën e fundit të korrikut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.