Misioni i OSBE/ODIHR-it në Kosovë, ka reaguar gjithashtu lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme që u zhvilluan më 11 qershor në Kosovë.
Në deklaratën zyrtare të tij, ky mision vlerëson procesin zgjedhor si të organizuar dhe pa parregullsi të mëdha.
Ekipet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë ofruan ndihmë teknike për organizimin e zgjedhjeve në komunat në very të shtetit kosovar ku ka shumicë serbe. OSBE u shpreh se parregullsitë e pakta që janë vërejtur e që më pas janë zgjidhur, kanë pasur të bëjnë me “mospranimin e kartave serbe të identitetit të disa votuesve dhe me raste të votimit të dyfishtë ose shumëfishtë”.
(XH.A/SHUPLAKA)