Rreth 35 këshilltarë ligjorë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese u mblodhën në një tryezë të rrumbullakët për të shkëmbyer mendime mbi “Udhërrëfyesin për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese 1998-2023 lidhur me ankimin kushtetues individual”, botuar me mbështetjen e Prezencës.
“Pjesëmarrësit bashkëbiseduan me autorët e udhërrëfyesit dhe diskutuan se si mund të përdoret në praktikë. Tryeza u mbështet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Prezenca do të vijojë të punojë me parlamentin dhe Gjykatën dhe t’i mbështesë për të siguruar që të gjithë mekanizmat dhe mjetet e disponueshme të përdoren siç duhet për të përmirësuar më tej performancën dhe efikasitetin e këtyre shtyllave kyçe institucionale për demokracinë në Shqipëri”, shkruhet në postimin në rrjetet sociale të prezencës së OSCE-së.
Gjatë takimit pjesëmarrësit ndanë qëndrimet dhe opinionet e tyre në lidhje më mekanizmat dhe praktikat që ndikojnë në funksionimin e institucioneve në vendin tonë.