02:36 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

OSBE/ODIHR paralajmëron: Fushata elektorale mund të ndikohet nga paratë e krimit (FOTO)

13:34 | 13/04/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
OSBE/ODIHR paralajmëron: Fushata elektorale mund të ndikohet nga paratë e krimit (FOTO)

OSBE/ODIHR ka publikuar sot një raport për zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri ku theksohet se do të mbërrijnë 30 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër në Shqipëri.

OSBE ngre shqetësimin se mungesa e dialogut mes partive mund të minojë zhvillimin e zgjedhjeve në 18 qershor, madje shton se edhe fushata mund të ndikohet nga paratë e krimit.

“Bashkëbiseduesit e misioneve tona shprehin shqetësim në lidhje me keqpërdorim të mundshëm të burimeve shtetërore gjatë fushatës dhe ndikimin e saj nga para të paligjshme të grupeve kriminale”,- theksohet ndër të tjera.

Misioni i OSBE-ODIHR u ka kërkuar vendeve të ndryshme një angazhim të madh me vëzhgues ndërkombëtarë për procesin zgjedhor në vendin tonë, i cili sipas raportit  po zhvillohet në kontekstin e një ndarje të thellë mes koalicionit qeverisës të udhëhequr nga PS dhe opozitës nga PD.

“Që nga shkurti i këtij viti PD ka bojkotuar parlamentin dhe po drejton protesta publike duke kërkuar qeveri teknike për të krijuar kushte për zgjedhje të besueshme. Qeveria nuk ka i dhënë asnjë zgjidhje këtyre kërkesave dhe kritikon opozitën për bllokim të padrejtë të reformave të nevojshme. Ekspertët e OSBE kanë shprehur shqetësimin se situata aktuale politike dhe mungesa e dialogut mund të minojë zhvillimin e zgjedhjeve”,- theksohet në raport.

Duke marrë parasysh regjistrin themeltar të shtetasve, të 5 marsit, bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i votuesve është 3.455.775.

“KQZ ka regjistruar deri tani 30 parti pjesëmarrëse në zgjedhje, ndërsa 23 parti njoftuan KQZ se nuk regjistrohen. Afati ligjor për regjistrimin e koalicioneve është 19 prilli. OSBE konstaton se me gjithë pluralizmin e mediave 75 kanale televizive, 100 stacione radioje, dhe 560 portale lajmesh mjedisi mediatik është politikisht i polarizuar.

“Kodi zgjedhor- thuhet në raportin e OSBE,- parashikon mundësinë e teknologjive të tjera në votim siç është votimi dhe numërimi elektronik. PD e kërkon këtë, por shumica thotë që afati kohor për aplikimin dhe zbatimin e tyre është shumë i shkurtër. OSBE shprehet se është njohur dhe me shqetësimet lidhur me kapacitetet e kufizuara të KQZ për të verifikuar të dhënat e kandidatëve në kuadër të ligjit dekriminalizimit”.

Ky është një raport paraprak i OSBE/ODIHR për të vlerësuar gjendjen teksa zgjedhjet po afrohen gjithmonë e më shumë e teksa debati politik është më i fortë se kurrë.

(M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: OSBE ODIHRzgjedhjet 2017
Pas

Shkenca vërteton: Sa më shumë t’i telefononi prindërve tuaj, aq më shumë…

Para

“Do mbylleshit në një dhomë me Bashën dhe Metën?”, si u përgjigj Rama, çfarë pranon për zgjidhjen e krizës

Para
Mësuesja: Kam dy vjet pa punë. Rama: Më jep numrin…

“Do mbylleshit në një dhomë me Bashën dhe Metën?”, si u përgjigj Rama, çfarë pranon për zgjidhjen e krizës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.