Ish-kryeministri Sali Berisha është në një takim pasditen e sotme me qytetarë dhe demokratë të qytetit të Durrësit.
Berisha foli me tone të ashpra kundër kryeministrit Rama. Ai e krahasoi Ramën me nazistët pasi kërkon t’u ndërrojë identitetin demokratëve.
Berisha u shpreh se nuk ka mbetur gjë tjetër për të bërë veçse të ngrihemi në protesta. Sipas tij dy mundësi janë: ose të shesim idealet, ose të ngrihemi.
Sali Berisha: Si qytetarë ju përballeni çdo ditë me problemet, me sëmundje, skamje, ngushtime dhe dhimbje të shumëllojta. Idealet tuaja, ju si atdhetarë, si demokratë përballeni me një armik të egër që çdo ditë po shton, shkelmon mbi ideale, mbi vlerat që ju besoni. Përpiqet të shkatërrrojë fibrën tuaja politke, të vras shpresën tek ju, familjet tuaja, përballeni me një armik demokrat dhe demokrate i cili njëlloj si nazistët do tjua ndërrojë emrin ju. Nazistët vini numra, kurse juve iu thotë nuk jeni demokrat, do mbani emrin që them unë. Ky armik që nuk ka moral, as parim u thotë ju që përmbysët diktaturën, që morët Shqipërinë mbi supe, e anëtarësuat në NATO e afruat në BE, u thotë ju nuk jeni ju ata. Identitetin tuaj ua përcaktoj unë. Sot çdo durrsak dhe durraske përballet me një armik të egër. Bastardë të xhelatëve, të cilët kërkonin të vinin mitralozat studentëve. Sot ose do pranojmë që jemi qytetarë të dorës së dytë, të shesim idealet tona, të shesim integritetin, ose do ngrihemi. Të parën nuk e bëjmë kurrë, të dytën do ta bëjmë, tha ndër të tjera Berisha.
Discussion about this post