Gazetari Artan Hoxha përmes një reagimi të shkurër ka dhënë një mesazh për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.
Ky shkrim i shkurtër vjen pas deklaratës së ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel që i cilësoi histori komploti ato të Bashës dhe akuzave të tij ndaj ndërkombëtarëve.
Me nota ironie, duke iu drejtuar Bashës, ai shkruan se “duhet parë kjo punë, ky ministër ose do jetë “pjesë e rrjetit të diplomatëve të financuar nga Soros” ose e ka “firmosur ndonjë 10 tonsh hashash nga hisja e Të Gjatit”.
Më tej, duke u ndalur tek qeverisja Rama-Meta, gazetari Hoxha shkruan duke iu referuar opozitës se “nuk duhet të rrëzohet i sëmuri dhe të mbahet paterica”, pasi nuk mund të jenë të korruptuar “vetëm Rama me të vetët”, ndërsa “Meta me të vetët janë qelibar”.
Reagimi i Artan Hoxhës:
Do pare kjo pune se nuk ka mundesi, ky ministri i jashtem i Gjermanise ose do jete pjese e rrjetit te diplomateve te financuar nga Soros ose e ka firmosur ndonje 10 tonsh hashash gjekundi nga hisja e Te Gjatit…. besoj tani edhe i Shkurtri eshte me i qete se nga cfare krahu duhet ta mbaje drejtimin…. per tifozet e cadres, tashme e keni te qarte, qeveria o eshte e gjitha e korruptuar ose nuk eshte. Se nuk mund te jene te korruptuar vetem Rama me te vetet dhe Meta me te vetet jane “qelibar”, se Meta mund te na sjelle ne pushtet. Nuk mund te jete vetem hashashi i Rames dhe i te veteve dhe nuk qenka dhe i ortakut te tij bashkeqeverises Meta, se ky i fundit po u be me ne, marrim pushtetin. Mblidheni mendjen, shtrengoni rripin dhe behuni te besueshem. Nuk duhet te rrezohet vetem i semuri dhe te mbetet paterica qe e mban ne kembe, per te vendosur siper te njejtes paterice nje te semure tjeter.
(XH.A/SHUPLAKA)