09:51 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

OSHE një tjetër hap: Do kallëzojmë çdo firmë që na dëmton

14:25 | 06/12/2016
në Aktualitet
0
OSHE një tjetër hap: Do kallëzojmë çdo firmë që na dëmton

OSHE reagon përsëri ndaj dëmtimeve të përsëritura të linjave të energjisë elektrike, të cilat nuk janë përfillur. OSHEE ndërmerr një tjetër hap, duke marrë nismë ligjore për sanksionet ndaj firmave private. Adrian Çela, Administratori i OSHEE-së inspektoi në Laprakë një tjetër dëmtim linje të energjisë elektrike. Sipas tij është konstatuar një tjetër rast i dëmtimit të linjave të tensionit të mesëm nga një firmë private, duke lënë pa energji rreth 3500 banorë të zonës së Laprakës.

“Doja t’ju bëj me dije se, po marrim nisma ligjore dhe do t’ia propozojmë edhe Këshillit të Ministrave për të parashikuar sanksione të forta ndaj kompanive që dëmtojnë linjat tona, madje deri në konfiskim të garancive apo ndërprerje të energjisë elektrike të atyre institucioneve që financojnë këto punime. Kjo pasi, jemi duke bërë investime, dhe nga ana tjetër po na dëmtohet imazhi, ku qytetarët me të drejtë ankohen, por nuk e dinë të vërtetën nga kush shkaktohen këto ndërprerje të energjisë elektrike. Në lidhje me kompanitë private, për të evituar çdo dëmtim, po ribëj apel për të disatën herë, që të kontaktojnë OSHEE-në për çdo suport dhe mbështetje të mundshme, pasi nën prezencën tonë, me informacionin ku janë shtrirë fidrat, evitohet dëmtimi i kabullit”, tha z. Çela.

Ai shtoi me tej se në pesë ditët e para të dhjetorit ka pasur 6 raste të dëmtimit të linjave nga operatorë të tillë private dhe në nëntor janë regjistruar 15 raste të kryera nga kompani private për llogari të institucioneve publike. “OSHEE, nga ana e saj i ka paraqitur këto raste në organet kompetente, por siç duket rezultati është i papërfillshëm. Për rastet e dëmtimeve, kemi thërritur policinë dhe më tej çështja kalon në prokurori, por këtu mbyllet hetimi”, ka thënë Çela.

Etiketa: aktualitetOSHE
Pas

Merkel, e rreptë: “Të ndalohet burka në Gjermani.” Paralajmëron masa për refugjatët

Para

Pas thirrjes për arrestim, Panariti i përgjigjet Braçes: Po punojmë fort

Para
Pas thirrjes për arrestim, Panariti i përgjigjet Braçes: Po punojmë fort

Pas thirrjes për arrestim, Panariti i përgjigjet Braçes: Po punojmë fort

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sonte finalja e ‘Eurovision 2025’, Shkodra ‘Elektronike’ performon e 26-ta

Rama konferencë për shtyp me Macron: Privilegj i veçantë që mikpritem dje samitin. Marrëdhënia me Francën ka hyrë në një fazë të re

EMRAT/ Kush janë 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në Parlament edhe Adriatik Lapaj e Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit

Nis hapja e zarfeve të votave të shqiptarëve në Greqi

Ngërçi politik / Sot seanca e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Rama pret presidentin francez në Kryeministri

Negociatat për armëpushim në Ukrainë, DW: Armëpushimi nuk duket në horizont! Delegacioni rus në nivel këshilltarësh

Zgjedhjet 2025/ Rreth 50 mijë zarfe pezull, nis sot numërimi i votave nga Greqia

Nga Ukraina te emigracioni, Europa kërkoi dje nga Tirana unitet për sfidat e sigurisë, paralajmërim edhe për Rusinë me sanksione

Stuhia e pluhurit shkakton alarm portokalli në 13 provinca iraniane, shkollat dhe zyrat mbyllen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.