Gjykata e Tiranës ka dhënë sot një vendim në favor të OSHEE-së. Kastriot Ismailaj administratori i kompanisë “DIA” do t’i duhet t’i paguajë kompanisë një dëmshpërblim prej 9.5 mln euro për dënim e shkaktuar si pasojë e mashtrimit të kryer gjatë lidhjes dhe zbatimit të kontratave për mbledhjen e debive, si dhe fitimin e munguar.
Bëhet fjalë për dëmin e shkaktuar nga procesi i arbitrazhit, i zhvilluar pranë “Vienna International Arbitral Centre” (VIAC), si dhe fitimin e munguar. N
ë të njëjtën padi civile OSHEE-ja kërkon marrjen e një mase sigurimi padie, duke vendosur sekuestro mbi pasuritë e Ismailajt.
Discussion about this post