Moti i keq i shoqëruar me reshje dëbore dhe temperatura të ulta ka bërë shumë difekte edhe tek kabllot që shpërndajnë energjinë elektrike. Madje prej ditësh shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Po ndërkohë vijon puna për riparimin e defekteve që ka shkaktuar në rrjet moti i keq që ka përfshirë mbarë vendin këto ditë. Sipas informacionit të përditësuar nga dispeceritë rajonale të OSHEE në vend, zonat më të prekura nga avaritë janë ato rurale, dhe raportohen për 5 fidera me defekt në mbarë vendin.
Zonat që janë pa energj:
Rajoni Tiranë: Pjeserisht Farke , Pall 148/1 tek Rruga Konferenca e Pezes pasi janë dëmtuar dy dalje në TU tek Kabina Blloku i Uzines.
Rajoni Elbasan: Aspiraj, Hasgjokaj/Peqin
Rajoni Korce: Fshatrat: Osoje dhe Gjikas (Difekt ne Linje – 12 Abonente)
Rajoni Fier: Zona Aranitas (një kabine Djegur TR 25 Abonentë).
Rajoni Vlorë: Lagjja 24 Maji.Bashkime .29 Nëntori, Hidrovori i ri, Dhërmi/Vlorë.
Rajoni Kukës: Në fshatin Sezem kanë mbetur 3 konsumatorë pa energji.
Rajoni Shkoder: Gjegjan/Pukë Lagjet Dushkë dhe Zvinë në fshatin Berishë (përcjellës të këputur 20 Abonentë); Zona Shtuf në Zues, një kabine me Tr të djegur rreth 12 Abonentë.
Zonat në të cilat është rikthyer energjia:
Rajoni Tiranë: Rr Babe Rexha , Kabina Shkolla Cajupi u zëvendsua transformatori i Kabinës
Rajoni Durrës: Katund sukth,Katund i Ri/Shijak
Rajoni Gjirokaster: Gllavë e Madhe , Gllavë e Vogël, Danaj.
Nga grupet e terrenit të OSHEE-se po punohet për riparimin e difekteve në kohe sa më të shpëjtë në të gjithë vendin. Të gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet janë në skemë normale furnizimi me energji elektrike. Të gjithe fiderat që furnizojnë me energji elektrike Hidrovoret janë në punë. Të gjithë fiderat që furnizojnë spitalet dhe institucionet e rëndesisë së veçantë janë në punë.
Detaje:
Informacioni i ores 10.00:
Zonat që janë pa energji:
Rajoni Tiranë: Pjeserisht Rr Babe Rexha, Pall 148/1 tek Rr Konferenca e Pezes pasi janë dëmtuar dy dalje në TU tek Kabina Blloku i Uzinës si dhe zona pranë Shkollës Cajupi ku në kabinën Shkolla Cajupi është djegur transformatori i Kabinës.
Rajoni Durres: Katund sukth,Katund I Ri/Shijak
Rajoni Elbasan: pjeserisht Pajove/Peqin
Rajoni Korce: Fshatrat: Osoje dhe Gjikas (Difekt ne Linje – 12 Abonente)
Rajoni Fier: Zona Aranitas (nje kabine Djegur TR 25 Abonente)
Rajoni Gjirokastër: Gllave e Madhe , Gllave e Vogel , Danaj
Rajoni Vlorë: pjeserisht Lagj 24 Maji
Rajoni Kukës: Ne fshatin Sezem kanë mbetur 3 konsumatore pa energji,
Rajoni Shkodër: Lagjet Dushke dhe Zvine në fshatin Berishë (përcjelles të keputur 20 Abonente); Zona Shtuf në Zues, një kabinë me Tr të djegur rreth 12 Abonentë.
Zonat në të cilat është rikthyer energjia:
Rajoni Durrës: Autostrada Maminas/Shijak.
Rajoni Gjirokastër: pjeserisht Qytet Kelcyre.
Rajoni Burrel: Fushë Gjorm/Lac. (J.V/Shuplaka)