12:55 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

OSHEE ndërton kabinat elektrike 2 metra larg shtëpive të banimit në Laprakë (FOTOT)

16:37 | 27/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
OSHEE ndërton kabinat elektrike 2 metra larg shtëpive të banimit në Laprakë (FOTOT)

Një vit pas njoftimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend, për ndërtimin e kabinave elektrike në kryeqytet, raportohet shqetësimi se këto kabina janë ndërtuar pranë ndërtesave të banimit.

Një qytetar që banon në Laprakë, tregon për portalin “JOQ” se një nga kabinat elektrike po ndërtohet rreth 2 metra larg shtëpive të banimit, pas shkollës së Partisë në këtë zonë të Tiranës.

“Përshëndetje JOQ! OSHEE jonë e dashur ka disa ditë që ka nisur ndërtimin e një kabine të re elektrike, por kjo kabinë po ndërtohet jo më shumë se 2 metra larg shtëpive të banuara, këtu pas shkollës së partisë në Laprakë. Pavarësisht se ne shkuam u ankuam, dhe bëmë një kërkesë me shkrim, askush se mori parasysh dhe si për të mbuluar pisllëqet, këta vijnë dhe punojnë ditën e dielë. Në darkë kur u ktheva në shtëpi e kishin ngritur armaturën fshehurazi sikur të ishte objekt pa leje dhe ashtu duhet të jetë besoj. Së pari, kabina elektrike që do ndërtohet është 2 metra larg shtëpisë, ç’ka nuk lejohet në asnjë vend të botës, sepse ka rrezatim të dëmshëm. Së dyti, zhurma e shpërthimit që ajo shkakton është e madhe, por me sa duket OSHEE nuk do t’ia dijë për ne që jetojmë aty. Aty kishte vend plot, por këta e ndërtuan pikërisht ngjitur me murin e shtëpisë. Kjo është një kabinë e tensionit të lartë sepse këtu kalojnë telat e këtij tensioni dhe prandaj mendojmë se do jetë një rrezik permanent për ne, si për rrezatimin e dëmshëm, ndotjen akustike por edhe nëse shpërthen ndonjë zjarr në të atëherë të parët digjemi ne”, tregon qytetari.

Klevis Jahaj Drejtori i Drejtorisë Rajonale të OSHEE për Tiranën njoftoi në shtator të 2016-ës, se zonat ku  do kryhen investime (kabina elektrike të reja dhe rigjenerimi fidrave të tensionit) janë, mbikalimi i Unazës së Re, përgjatë gjithë rrugës “Teodor Keko”, për të vijuar te pallatet “Hauai”, “Karavan”, që shtrihen përgjatë rrugës “Dritan Hoxha”, një pjesë e Laprakës, dhe përfundon deri te pallatet e “Izraelit”, pra deri në ish-Fushën e Aviacionit, etj. Ky projekt kishte si synim përmirësimin e situatës së furnizimit me energji elektrike për një periudhë 40-vjeçare. (D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1430″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Pas

5 kufoma të mbytura në det vetëm brenda muajit mars, çfarë po ndodh?

Para

Fleckenstein: Palët duhet të emërojnë kandidatë pa vepra penale dhe të heqin dorë nga blerja e votave

Para
Fleckenstein: Palët duhet të emërojnë kandidatë pa vepra penale dhe të heqin dorë nga blerja e votave

Fleckenstein: Palët duhet të emërojnë kandidatë pa vepra penale dhe të heqin dorë nga blerja e votave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon sërish konstituimi për të 35-tën herë i Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet pas 48-orësh

Emri/ Vihet në pranga 32-vjeçari në Elbasan, vodhi në bashkëpunim me një person tjetër një celular. Në kërkim autori tjetër

Shkeljet ligjore me votën e Diasporës, PD i kërkon KQZ-së të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve që administruan procesin zgjedhor (VIDEO)

Elbasan/Finalizohet operacioni policor “Night”: Në pranga një autor, në kërkim bashkëpunëtori

Gjimnazi “Sulejman Elezi” në Laknas, Manastirliu: Kushte moderne mësimi, biblioteka, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.