07:00 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

OSHEE: Nga reduktimi i kamatvonesave do përfitojnë vetëm klientët korrektë! Ja si do procedohet

17:28 | 19/12/2016
në Ekonomi, Te Gjitha
0
OSHEE: Nga reduktimi i kamatvonesave do përfitojnë vetëm klientët korrektë! Ja si do procedohet

Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të falen kamatvonesat e energjisë elektrike për familjet në nevojë. Në vijim të kësaj, administratori i OSHEE-së Adrian Çela, ka dalë në një njoftim për mediat për të sqaruar për mënyrën se si do procedohet.

Çela deklaroi se vetëm konsumatorët korrektë do të përfitojnë nga reduktimi i kamatvonesave.

 “Që në krye të herës dua të nënvizoj se nga këto masa lehtësuese përfitojnë vetëm ata konsumatorë që janë treguar korrekt me respektimin e aktmarrëveshjeve të firmosura me OSHEE. Pra, kanë paguar rregullisht faturën mujore dhe këstin e shlyerjes së borxheve të prapambetura”, tha Çela.

Sipas kreut të OSHEE-së, janë plot 126,000 abonentë në total ata që përfitojnë reduktim kamate deri në zerim të plotë të saj, me efekt financiar 155 milionë dollarë.

Nga këta, 66539 janë pensionistë, invalidë dhe ndihmë ekonomike që kanë aktmarrëveshje me të cilat paguajnë sot shlyerjen e borxhit me këste 1000 ose 1200 lekë/muaj.

Ndërsa 59461 të tjerë janë konsumatorë familjarë që kanë paguar rregullisht këstet prej 2500, 2800 lekësh/muaj.

Çela sqaroi, se çdo abonent i kategorisë së parë, pra pensionistët, invalidëve apo ata në ndihmë ekonomike do duhet të paraqiten në sportelet e OSHEE me librezën përkatëse. Këta abonentë do paguajnë vetëm shumën simbolike prej 20 lekësh dhe stafi i OSHEE do i bëjë zerimin e plotë të vlerës së kamatës. Pas kësaj, abonenti do të vazhdojë të shlyejë detyrimin që mbetet pas zerimit të kamatës.

Ndërsa abonentët e kategorisë së dytë, pra konsumator familjar që nuk bën pjesë në skemat sociale do paraqiten gjithashtu në sportelet e OSHEE gjithashtu me librezën përkatëse. Këta qytetarë do të paguajnë këstin e radhës dhe do t’i reduktohet me 80% vlera e kamatëvonesës.

Afati i kryerjes së këtij procesi ka filluar që sot dhe do zgjasë deri në qershor të 2017-ës. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: osheeproceduratReduktimi i kamatvonesave
Pas

Policia bashkiake dhunon të riun, komuniteti rom nis protestat (VIDEO)

Para

Atentat ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrey Karlov i shtrirë përtokë (FOTO)

Para
Atentat ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrey Karlov i shtrirë përtokë (FOTO)

Atentat ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrey Karlov i shtrirë përtokë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.