20:06 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

OSHEE siguron 45,75 milionë euro nga BERZH për rifinancimin e kredisë me kushte më të mira

14:04 | 02/06/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
OSHEE siguron 45,75 milionë euro nga BERZH për rifinancimin e kredisë me kushte më të mira

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese miratoi sot marrëveshjen e huasë ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE-së.

Zëvendësministri i Financave, Florian Semani, i pranishëm në komision, bëri të ditur se ky projektligj i mundëson mbështetje me garanci shtetërore Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për marrjen e një huaje me kushte të favorshme nga BERZH-i në vlerën 45,75 milionë euro.

Me këto fonde, OSHEE do të rifinancojë kreditë me kufi overdraft që ka aktualisht me bankat e nivelit të dytë, të cilat janë marrë në vitin 2021 dhe kanë një vlerë totale prej 81,5 milionë euro. Këto kredi janë rinovuar çdo vit dhe janë ende aktive. Pas negociatave me bankat dhe pas dakordësisë me Ministrinë e Financave, u arrit që kushtet e rifinancimit të përmirësoheshin, duke mundësuar marrëveshjen me BERZH-in për një kredi afatgjatë me kushte më të favorshme.

Ministria e Financave ka kërkuar nga OSHEE që të marrë masa për të mundësuar rifinancimin e pjesës që mbetet nga kreditë me kushte më të mira dhe për të shqyrtuar mundësinë e ristrukturimit të overdraft-eve afatshkurtër në kredi afatgjatë. Pas diskutimeve mes OSHEE-së dhe BERZH-it, u arrit në përfundimin se kushtet e ofruara nga BERZH-i ishin më të favorshme se ato nga bankat vendase.

Në këto kushte, BERZH-i pranoi të ndajë me rreth 50% të fondeve të kredisë afatgjatë me bankat tregtare vendase, që kanë kontratat e kredisë overdraft me shoqëritë e grupit, si dhe angazhimin për të financuar pjesën e mbetur të kredisë, për të siguruar një balancë financiare më të qëndrueshme në tregun vendas.

Ky financim i miratuar për OSHEE-në në vlerën 45,75 milionë euro përbën një detyrim të drejtpërdrejtë për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndaj BERZH-it.

Në rast të pamundësisë për të shlyer detyrimet, kredia do të paguhet nga buxheti i shtetit, mbështetur nga marrëveshja e garancisë.

Pas

Tatimet dhe AIDA, bashkëpunim për shkëmbimin e informacionit mbi investitorët strategjikë

Para

Prindërit që bëjnë këto gjashtë gjëra rrisin fëmijë të sigurt dhe të suksesshëm

Para
Prindërit që bëjnë këto gjashtë gjëra rrisin fëmijë të sigurt dhe të suksesshëm

Prindërit që bëjnë këto gjashtë gjëra rrisin fëmijë të sigurt dhe të suksesshëm

 



Të Fundit

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

Arrestohet autori i plagosjes me armë zjarri në Borsh, në kërkim një tjetër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.