Sulmuesi shtatlartë nigerian verën e kaluar e gjeti veten disa herë në derën e daljes, por në fund si ai dhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis vendosën t’i thonë “jo” çfarëdo oferte që kishin në dorë.
Osimén nënshkroi sot rinovimin e parakohshëm të kontratës së tij, e cila teorikisht do ta mbajë në “Diego Armando Maradona” deri në vitin 2026… Dhe po shkruajmë teorikisht pasi verën e ardhshme do ta ketë shumë të vështirë për napoltenaët që të refuzojnë sërish milionat që priten. ofrojnë kryesisht skuadrat e Premier League.
Osimen ka gjithsej 67 gola dhe 17 asistime në 118 paraqitje në të gjitha garat për Napolin, pasi është blerë nga Lille, ndërsa raportet sugjerojnë se klauzola e tij e lirimit është tani në 130 milionë euro.