11:45 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Osmani bisedon me O’Brien për anëtarësim në KiE dhe dialogun me Serbinë

21:00 | 01/04/2024
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Osmani bisedon me O’Brien për anëtarësim në KiE dhe dialogun me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur të hënën se ka biseduar në telefon me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Duke e quajtur këtë telefonatë produktive, Osmani tha se kanë diskutuar hapat e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ku Kosova ka aplikuar në vitin 2022. Në një postim në X ajo gjithashtu bëri të ditur se kanë biseduar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Theksova rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë”, shkroi Osmani.

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, më 27 mars ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte katalizator që “Kosova të vazhdonte të bënte përparim në forcimin e të drejtave të njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit si dhe të adresojë sfidat dhe çështjet shqetësuese”, tha Komiteti për Politikë dhe Demokraci./ REL

Pas

Elbasan/ Postoi video duke kryer parakalim të gabuar, gjobitet shtetasi

Para

Rusia arreston katër të dyshuar të tjerë të lidhur me sulmin vdekjeprurës në sallën e koncerteve në Moskë

Para
Rusia arreston katër të dyshuar të tjerë të lidhur me sulmin vdekjeprurës në sallën e koncerteve në Moskë

Rusia arreston katër të dyshuar të tjerë të lidhur me sulmin vdekjeprurës në sallën e koncerteve në Moskë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

Vlorë: Lihet i lirë një hapësirë publike e zënë në mënyrë të paligjshme në lagjen “Rilindja”

Kavajë: Arrestohet 28-vjeçari që inskenoi rrëmbimin për të mashtruar të atin

Arrestohet autori i plagosjes me armë në Valias, në pranga edhe i dëmtuari për pengim të hetimeve

18 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive dhe 2 nën monitorim

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

Zjarri në Palokastër të Gjirokastrës rrezikon banesat, vihet nën kontroll

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.