Ekipi i Skëndërbeut mund të mbesë pa mbrojtësin Tefik Osmani dhe mesfushorin Liridon Latifi në ndeshjen ndaj Tiranës. Mbrojtësi Osmani rrezikon për shkak të një dëmtimi, ndërsa Latifi është në gjendje gripale.
Sipas “Panorama Sport”Latifi dhe Osmani kanë qenë lojtarët nga më të rëndësishëm dhe mungesa e tyre është një problem për korçarët, megjithatë klubi shpreson që të jenë gati për javën që vjen ku do të luajnë ndeshjen vendimtare për titullin ndaj skuadrës së Kukësit. (B.H/Suplaka)