Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani është shprehur se pret që ligji për përdorimin e gjuhëve të gjendet më 13 shtator para deputetëvedhe të marrë mbështetjen nga të gjitha partitë politike.
“Informatat tona janë se do të vihet në rend dite diku më 13 shtator dhe presim shpejtë të miratohet, sepse ligji është me shenjë evropiane.
Këtu proçedurat janë të përfunduara. Presim dhe i bëjmë thirrje të gjitha partive politike të votojnë pozitivisht për këtë ligj sepse mendoj se në këtë mënyrë do të bëjmë avancim të madh në pjesën e Marrëveshjes kornizë, e cila është miratuar dhe nënshkruar nga të gjitha partitë politike”, tha Osmani.
(S.SH/Shuplaka)