Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, përkundër zërave që e shihnin larg Arsenalit, duket se është i hapur për kontratë të re me klubin anglez por ka një kërkesë për klubin.
Ozil kërkon që të mbajë veshur fanellën me numër 10, të cilën e mban Jack Wilshere. Por Ozil ka gjithashtu edhe një një kërkesë tjetër, rritjen e pagës në 150.000 funte në javë për të qëndruar në Londër ku kia blerë dhe shtëpi.
Ndërkohë që kontrata e Wilshere përfiundon në verë. Ai nuk ka patur një karrierë të suksesshme tek Arsenal për shkak të dëmtimeve. Për Ozil flitej se do të largohej në verë, por mbetet për të parë nëse klubi do tja plotësojë kërkesat për ta mbajtur.
(B.H/Faweb)