Wenger është i lumtur me Ozilin dhe nuk po mendon për largimin e mundshëm të turku-gjermanit.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk dëshiron të flasë për spekulimet që e lidhin Mesut Ozilin me gjigantin e La Ligas, Barcelonën.
Ai thotë se askush nuk e di çfarë ndodh kur një lojtar arrin në fundin e kontratës dhe se është i shqetësuar vetëm për paraqitjen e ekipit.
“Çfarë kontrolli mund të kem unë për spekulime? Këta njerëz kanë agjentë të cilët flasin me çdo kënd”, tha Wenger.
“Nuk jam i brengosur për spekulimet, kjo ndodh pothuajse gjatë gjithë karrierës, më shumë jam i brengosur për paraqitjen e ekipit në sfidën e radhës”, shtoi ai.
“E vërteta është se ne po luajmë mirë dhe kjo falë paraqitjeve të Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez dhe përderisa këtë e bëjnë, nuk mendoj për diçka tjetër”.
“Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë kur një lojtar arrin në fundin e kontratës. Shqetësimi ynë është paraqitja të dielën”, theksoi mes tjerash trajneri i Arsenalit.