Në qytetin Fierit në fshatin Verri një kompani e quajtur “Integrated Technology Waste Fier” ka instaluar në një tokë bujqësore disa mjete të rënda dhe po tenton të zhvillojë punime për ndërtimin e një projekti i cili nuk është i pajisur as me leje ndërtimore dhe as me leje mjedisore.
Sipas Nisma Thurje ky projekt ka si qëllim të ndërtojë një incenerator për djegien e plehrave në tokë bujqesore por deri më tani nga shteti për këtë shkelje ligjore nuk ka asnjë të shoqëruAr nga kompania që po tenton për të bërë këtë projekt. Duhet të theksojmë që pasi kompani nuk ka asnjë lloj leje edhe mjetet duhet të ishin konfiskuara nga shteti.
Por Nisma Thurje thekson se edhe ashtu siç shihet nga këto foto policia ka nisur procedime penale për 24 banorët e zonës të cilët kanë dalë në tokat e tyre në shenjë refuzimi ndaj këtij projekti mafioz. Pronarët e tokave refuzojnë helmimin e tyre në emër të pasurimit. Kjo nomralisht që është një e drejtë kushtetuese.
Ashtu siç shihet edhe në këtë njoftim të policisë, shtetasi Bledion Bita kërkohet të paraqitet në polici për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. (J.V/Shuplaka)