Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj thotë se kryeministri Rama duhet t’u thotë shqiptarëve se kush është kompania që do përfitojë 20 milionë eurot e projektit të Unazës së Re në të kundërt, pronar i saj sipas tij, është vetë Edi Rama.
Shehaj ka publikuar në ‘Facebook’ ekstraktin e kompanisë Dunëell Haberman e krijuar vetëm tre muaj para tenderit, pa asnjë lloj aktiviteti, pa asnjë punonjës.
Postimi i deputetit demokrat:
Edi Rama t’u thotë shqiptarëve se kush është personi që do përfitojë 20 milionë eurot e projektit të Unazës së Re që do t’i shkojnë kompanisë guackë Dunëell Haberman, e krijuar vetëm tre muaj para tenderit, pa asnjë lloj aktiviteti, pa asnjë punonjës! Nëse nuk e tregon, do të thotë se është i vërtetë informacioni se pronari i kësaj kompanie është vetë Edi Rama. Këtu ndodhet ekstrakti zyrtar që tregon që kompania është krijuar në datën 25 qershor 2018. Ky dokument tregon jo vetëm branch-in shqiptar, por edhe që kompania mëmë është krijuar tre muaj para tenderit!
(B.H/Faxweb)