Bashkia e Tiranës ka vendosur së fundi që të ndryshojë emrat e dy shkollave “Sabaudin Gabrani” dhe “Androkli Kostallari’’, po pa dhënë shpjegime se pse. Mësohet se vendimi pritet të kalojë në mbledhjen e këshillit bashkiak në datën 26 korrik.
Ironike në fakt është ideja se në një kohë që Veliaj dhe qeveria Rama po prishin shtëpinë e artistëve që është Teatri Kombëtar, këto dy shkolla pritet që të marrin emrin e dy aktoreve “Marie Logoreci” dhe tjetra “Drita Pelingu”.
‘’Dy shkollave “Sabaudin Gabrani” dhe “Androkli Kostallari” do t’u ndryshohen emrat. Njera do te quhet “Marie Logoreci” dhe tjetra “Drita Pelingu”. Ironike nga Bashkia Tirane qe po i ben atentat shtepise se vertete te dy ikonave te aktrimit, Teatrit Kombetar”, shkruan në Facebook Enkelejda Mema, reagim që ka pasur një sërë përplasjesh.
Disa thonë se ndryshimi i emrit do të bëhet vetëm në një nga godinaT e “Sabaudin Gabrani” dhe “Androkli Kostallari’’, pasi ka nga dy të tilla, ndërkohë që në debat është përfshirë dhe aktori Neritan Liçaj.
Ai shkruan se: Nuk jane dy shkolla me te njejtin emer. Jane nje shkolle e ndare ne dy godina per hire te mbikapacitetit. Sabahudin Gabrani eshte e tille e di shume mire…keto jane genjeshtrat e pelivaneve..
Mbetet për t’u parë tashmë sesi do të vihet në jetë plani i Veliajt, dhe nëse do të ketë emërtim të ndarë për godinat, apo prej muajit të ardhshëm nxënësve iu duhet që të kenë mbaruar një ‘’shkollë të re’’.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post