Është shoqëruar nga ana e Policisë menjëherë pas protestës së sotme avokati i shoqërisë civile Adriatik Lapaj.
Protesta ishte në lidhje me ndërtimin e incineratorit në Verri, ku një pjesë e banorëve ishin vendosur përpara ambjenteve të Kuvendit.
Lapaj është shoqëruar në komisariatin numër 1. Protesta vijon edhe pas shoqërimit të Lapajt.
Po ashtu janë bashkuar me ta dhe protestuesit e By-passit të Fierit.
‘Pas fjalës time kundër plehrave në Vërri po me shoqërojnë në Komisariatin nr. 1’, shkruan Lapaj në Facebook, duke bërë publike edhe foto.
(E.K/FAXWEB)