Aktorja e njohur amerikane, Selma Blair ka gjetur kurajon dhe forcën për të publikuar një foto të sajën shume personale por edhe shume frymëzuese.
Në betejën e saj me sëmundjen e sklerozës, 47-vjeçarja ka qenë shumë frymëzuese për shumë gra të tjera, që pasi mësoi sëmundjen e rëndë tetorin e shkuar.
Ylli i kinematografisë, që prej gati 1 viti vuan nga sëmundja e sklerozës së shumfishtë, ka ndarë pak orë më parë në Instagram 1 foto të sajën pa flokë dhe me shenja të dalluese në fytyrë për shkak të kimioterapisë.
Blair edhe më herët ka folur hapur për betejën e saj me Multiple Sclerosis), dhe hapat e ndërmarra për trajtimin, duke përfshirë edhe trajtimin me kimioterapi, që e nisi disa muaj më parë.