01:29 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Pa make-up dhe me xhinse, ja si duken politikanët. Fino kthehet në Kuvend me…puro dhe orë 20 mijë euro

12:20 | 26/02/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
Pa make-up dhe me xhinse, ja si duken politikanët. Fino kthehet në Kuvend me…puro dhe orë 20 mijë euro

Në një galeri fotosh nga kjo jave janë fiksuar politikanët e së djathtës ku janë bere “njesh” me popullin. Pa kravate, me xhinse dhe pa make up, ata qendrojne prej 9 ditesh ne cadren e protestes.

E enjtja ka qene nje dite e rendesishme per Partine Socialiste, se ciles i eshte bashkuar ne Kuvend, Bashkim Fino. Deputeti po kurohej prej disa javesh jashte vendit. Dhe si zakonisht ai eshte fotografuar me nje puro ne goje dhe…nje ore qe ne rastin me te mire kushtoj 20 mije euro.

Pa make-up dhe me xhinse, si duken demokratët në çadër

Një nga ngjarjet që po zë vëmendjen më të madhe mediatike dhe qytetare është protesta e gjatë e Partisë Demokratike në çadrën e vendosur te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pikërisht poshtë zyrave të Kryeministrit Edi Rama.

Në fotot që sjell paparaci i Panorama, politikanët janë munduar të bëhen njësh me popullin edhe në veshje. P.sh., kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka përdorur vazhdimisht xhinse dhe triko. Madje, edhe në intervistën me Blendi Fevziun, nuk kishte vënë kollare.

luli

Ndërsa ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka preferuar gjithashtu pantallonat xhins, një veshje e paparë më herët te zonja Topalli. Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka hequr dorë nga make-up-i dhe duket shumë ndryshe me look natyral, dhe për mendimin tonë duket akoma më bukur dhe më e re se sa kur përdor tualet.

p1albana

3 gjërat e çuditshme të Bashkim Finos, pas rikthimit në Parlament

Një nga deputetët më të vjetër të Parlamentit shqiptar, për nga eksperienca, Bashkim Fino, është rikthyer në jetën parlamentare pak javë më parë, pasi ka qenë sëmurë. Madje, për sëmundjen e Finos e mësuam nga Erion Veliaj, i cili tha që po shkonte për të parë Finon në spital jashtë shtetit, me çarter privat.

bashkim

Edhe shteti i akordoi një shumë për shërimin e tij dhe tani duket se Fino është shumë mirë. Madje, është aq mirë saqë ka shtuar më shumë kg nga ç’kishte para se të sëmurej, postsëmundja i lejon që të pijë duhan dhe, e fundit, në dorë ka një orë, çmimi i së cilës fillon nga 30 mijë dollarë deri në 70 mijë. Nëse ke pak fat dhe e kap me ulje në internet, mund ta marrësh edhe 20 mijë dollarë. E gëzofsh, zoti Fino!

bashkim2ulisseora

Plas moda e pantallonave me kuti te gratë e PS-së

Pak javë më parë ishte ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila kishte veshur një palë pantallona blu me kuadrate të mëdha të kuqe. Binin shumë në sy dhe, përveç daljeve të pasdites apo një fundjave, për Parlament nuk ishin të përshtatshme.

ledi

Por ja ku vjen edhe një deputete tjetër me pantallona me kuadrate si të Kumbaros. Ajo është Ledi Shamku e Partisë Socialiste. Me siguri kanë qenë bashkë për shopping. /Panorama

 

 

Etiketa: make-uppolitikanexhinse
Pas

Spahiu dhe Zharrëza, Basha: Mos provokoni popullin, pasi pasojat do të jenë mbi ju

Para

Shpërthim i fuqishëm në një banesë në Durrës, dyshohet nga rrjedhja e gazit

Para
Shpërthim i fuqishëm në një banesë në Durrës, dyshohet nga rrjedhja e gazit

Shpërthim i fuqishëm në një banesë në Durrës, dyshohet nga rrjedhja e gazit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.