Ditën e djeshme në hyrje të Gjykatës së Durrësit u rrah nga dy persona avokati Ilia Ilia, i cili menjëherë pas ngjarjes hodhi akuza në drejtim të prokurorit Arian Ndoja. Më poshtë do të shihni dhe videon kur dy personat rrahin barbarisht avokatin Ilia.
Një nga personat që e ka qëlluar Ilian është dhe Mand Voga, me banim në Fushë-Krujë, i cili pas kërkimit nga Policia rezulton që nuk gjendet në banesën e tij.
Vajza e Ilias denoncon gjithë dhunën në redaksinë e Faxweb.al, duke u shprehur se personat që e kanë rrahur avokatin, babanë e saj, janë shprehur qartë se e kanë bërë në emër të Prokurorit.
Në një vëzhgim të thjeshtë në rrjetet sociale rezulton se Voga dhe prokurori Ndoja kanë pasur një marrëdhënie të afërt mes tyre, nga ku ndanin dhe foto nga momenete të ndryshme të ditës.
‘’Çdo gjë është filmuar nga kamerat aty dhe prokurori Ndoja vazhdon normalisht të qëndrojë në detyrë, ndërkohë që përpara se të goditej nga dy personat, një ditë më përpara është kërcënuar gjatë një debati në seancën gjyqësore që shumë shpejt avokati do bëhej pishman.
Dhe direkt pa kaluar 24 orë ndodhi goditja barbare dhe e pabesë. Ndërkohë që përpara se të dhunohej ata personat i kanë përmendur që ti je ai që ke debatuar me Ndojan.
Prandaj mos të thotë Ndoja që s’ka lidhje me ngjarjen sepse lidhja është e qartë sepse është një njeri i afërt i tij dhe një njeri që ka përmendur Ndojan para se ta godiste. Tre gjera nuk mund të jenë rastësi”, shprehet për Faxweb.al vajza e Ilias.
Ajo shprehet më tej se është e tronditur nga dhuna ndaj të atit të saj, pasi veprimi ka qenë barbar.
https://www.youtube.com/watch?v=eoqE8ov195E&feature=youtu.be
(E.K/FAXWEB.AL)