18:33 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Pa miratimin e tyre s’qarkullon asnjë varkë”/Gazeta prestigjoze italiane “zbërthehen” mafien shqiptare: Ecin me “nder” dhe “pakte gjaku”

19:40 | 19/03/2023
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Pa miratimin e tyre s’qarkullon asnjë varkë”/Gazeta prestigjoze italiane “zbërthehen” mafien shqiptare: Ecin me “nder” dhe “pakte gjaku”

Gazeta e përditshme italiane, “Il Mesaaggerio” ka publikuar së fundmi një artikull teksa analizon dhe zbërthen veprimtarinë e mafias shqiptare, nga aktivitetet e trafikimit të drogës, kryesisht kokainës, e deri tek trafikimi i qenieve njerëzore.

“‘Besa’, ose ‘besimi’, përfaqëson kodin e shenjtë të nderit të shqiptarëve. Por ky kod duket se po përdoret edhe nga anëtarët e organizatave kriminale shqiptare, një kontratë e pacenueshme dhe e pazgjidhshme, të cilën anëtarët e klaneve e përdorin si betim, thelbi ritual i një pakti gjaku që projekton një brez të tërë të ri në krim dhe brutalitet”, është fragmenti me të cilin nis ky lajm.

Asnjë keqardhje, shumë pak ndërmjetës dhe ‘profesionalizëm’ absolut. Kështu rrjeti mafioz shqiptar ka arritur të sigurojë një rol parësor në Evropë në tregtinë e kokainës raporton “Il Messaggerio”. Këtë e ritheksoi edhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), duke konfirmuar studimet e ekspertëve më të mirë për krimin e organizuar.

Por segmenti tjetër i fuqisë së madhe të ‘mafia shqiptare’ është trafikimi i qenieve njerëzore. Emergjenca e emigrantëve po përfaqëson ‘eldoradon’ e re të mbi 40 bandave shqiptare që veprojnë në të gjithë Evropën, nga Belgjika në Spanjë, nga Greqia në Francë në Angli. Me gjithë imazhin gjeografik të një ‘krimi fshatar’ dhe gati primitiv, bandat shqiptare kanë mundur të kapin ndryshimet dhe kontradiktat e shekullit tonë, duke shfrytëzuar brishtësinë dhe pasiguritë e tij.

Sipas gazetës, klanet shqiptare kanë huazuar rregullin e artë të karteleve meksikane: korrupsionin dhe kontrollin e terrorit dhe më pas veprojnë në llogore. Tashmë në vitin 2006, Europol raportoi se 90% e emigrantëve që arritën në Evropë përdorën një rrjet kontrabande, duke gjeneruar kështu mes 5-6 miliardë dollarë për mafiozët.

Duke bashkëpunuar ngushtë me organizatat mafioze italiane, shqiptarët, sipas një studimi të fundit të disa organizatave franceze të këtij sektori, kanë korruptuar ‘mijëra nëpunës civilë duke i përdorur si filtër për cilësinë e dokumenteve false dhe nxjerrjen e tyre’.

Megjithëse shqiptarët organizojnë rrjetet, zakonisht janë bandat kurde, siriane dhe marokene që janë të pranishme në plazhe dhe veprojnë si krahë të armatosur. Për sa i përket vendit tonë, mjafton të lexojmë një reportazh të Dia-s të disa kohëve më parë:

‘Shqiptarët kanë kontroll ekskluziv të rrugës ballkanike drejt Italisë’., shkruhet më tej në artikull. Vështirë të jesh në gjendje të lëvizësh një varkë pa pëlqimin e tyre. Dhe kështu çdo lëvizje e paligjshme bëhet burim të ardhurash: armë, drogë, por edhe emigrantë, trafikimi i të cilëve shpesh u besohet organizatave kriminale turke.

Pas

“Unë skam asnjë problem me ligjin”, Kejvina mohon të ketë qënë nën hetim nga SPAK: Jam njeri i pastër, një vajzë plot jetë, më lini të jetoj

Para

Rezervati natyror në MB një ndër vendet më të mira në botë për të parë jetën e egër

Para
Rezervati natyror në MB një ndër vendet më të mira në botë për të parë jetën e egër

Rezervati natyror në MB një ndër vendet më të mira në botë për të parë jetën e egër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.