Duket se mungesa e mbështetjes nga ana e institucioneve nuk e ka penguar klubin e futbollit KF Kika, nga fshati Hogosht i Kosovës që të fillojë vetë punimet për rregullimin e stadiumit për klubin e tyre.
Lajmi e ka bërë të ditur klubi në faqen zyrtare. Kika ka publikuar disa foto, ku shihet se punimet po vazhdojnë.
Vullnetarë të ndryshëm kanë punuar në terren, në mbjelljen e fushës.
Kika pretendon që ta bëjë shumë shpejtë gati shtëpinë e saj, që të jetë gati për t’i hapur dyert për Ligën e Parë.
Një gjest mjaft domethënës që tregon një dashuri të vërtetë për sportin. (B.H/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2720″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post