17:32 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Pa ngjyrë, pa erë, pa shije politike”, Artan Fuga sugjeron ç’të bëhet me zgjedhjet

11:15 | 07/05/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fuga: Në bordet e universiteteve janë futur militantë, as në monizëm nuk ndodhte kjo (VIDEO)

Akademiku Artan Fuga ka reaguar mëngjesin e kësaj të diele lidhur me krizën politike në vend, e karakterizuar nga dy takime të palëve kundërshtare të ndjekura me deklaratat përkatëse të tyre dhënë për mediat.

Duke iu referuar konnferencës për mediat që kryeministri Edi Rama mbajti të premten dhe asaj çka ai tha aty, Fuga ka reaguar së fundmi. Përkundër deklaratës së kreut të Qeverisë, i cili bëri me dije se i propozoi kryedemokratit Basha zv/kryeministër dhe zv/ministra, ndër të tjera për t’i dhënë fund krizës, gjë që ai vetë kur ishte në opozitë as do kishte guxuar ta ëndërronte në ëndrrën më të bukur të tijën, akademiku Artan Fuga sugjeron që të mos mbahen fare zgjedhje.

Ai e hedh poshtë këtë propozim për një zv/ministër që sipas tij do të shihet si “budallë i zbritur nga Hëna”, që të ketë për detyrë të kontrollojë ministrin, që nuk ka vartës as buxheta dhe platform administrative.

Duke e cilësuar propozimin si “pa ngjyrë, pa erë, pa shije politike”, Fuga sugjeron që më mirë të na lënë pa zgjedhje fare.

Reagimi i Artan Fugës:

Shteti si “tasc force”

Aman më mirë mos bëni zgjedhje fare asnjëherë, sesa të gjeni kompromis sipas modelit të “tasc forcës”.

Me ca zëvendësministra që nuk dihet se çfarë do të jenë, as të mazhorancës, as të opozitës!

Pa ngjyrë, pa erë, pa shije politike!

Po ta dëgjonte këtë Maks Ëeber, themelues i sociologjisë të shtetit, do të ishte rrotulluar atje ku fle i qetë…

  1. Pse një individ si zëvendës ministër do të shohi se si dikasteri vepron ose jo si bandë militantësh duke futur hundët në zgjedhje! 
    I mbyllur në një zyrë! 
    Rrethuar nga nëpunës që e shohin si ndonjë budallë i zbritur nga Hëna! 
    Që do e tallin si vetmitar, që sillet nëpër zyra si kujdestar surrat patate, mirë ja bënë zotërisë sate!!!
    2. Rethuar nga tre të huaj, si ato barcaletat me një shqiptar, një polak dhe një grek!
    A thua sesi vepron shteti në kohë fushate nuk rregullohet me ligj, por me komisarë si Hekri në naftë! Me të deleguar? 
    3. Por, cfarë ligji të presim kur deputetët ikën me pushime, uuuuu, deri në tetor. Katër muaj pushime. Si ciliminjtë e fshatit tim!
    4. A e dini se një zëvendës-ministër është një burokart në kuptimin e mirëfilltë të fjalës dhe si i tillë duhet t’i nënshtrohet hierarkisë vertikale sepse përndryshe e kap ligji, pra duhet t’i bindet ministrit, ministrit që gjoja duhet të kontrollojë. 
    5. O Zot, tani na duhet edhe të durojmë që të kemi një shtet ku zëvendësministri të kontrollojë ministrin!!!
    Dhe këtë ta quajmë lojë shahu!!!
    Ky është kumar, jo shah! 
    6. Një zëvendësministër që nuk ka vartës, drejtori në vartësi për misionin e tij, as buxhete as vetura, as platforma administrative! 
    7.Dhe vetëm në katër dikastere, a thua se i shëndetësisë, i ekonomisë, i kulturës nuk kanë nëpunës që fusin duart në kutitë e zgjedhjeve me anë të nëpunësve militantë. 
    Po ndonjë zëvendkryetar bashkie nuk menduat anëembanë!!!
    Po ndonjë ndihmës zëvendës prefekt. 
    Perfekt!
    8. Katër zëvendës ndihmës ministra me një tip trapi si gjoja zëvendës ndihmës kryeministër që qenkan shtet brenda shtetit, ekip brenda skuadrës, këta pesë trimat që na e kthekan shtetin në neutral! 
    Ne si qytetare duam administratë neutrale nëpërmjet një reforme administrative, jo shtet tasc forcë, që me pesë bashibozukë na garantojnë nderin dhe të drejtat tona qytetare.

Më mirë na lini pa zgjedhje fare!

Kot që kot i kemi pasur!

Etiketa: artan fugareagim
Pas

Presidenti i Senatit Amerikan uron Metën si president: Keni mbështetjen tonë

Para

47 kilogramë drogë brenda kamionit, në pranga 57-vjeçari grek

Para
47 kilogramë drogë brenda kamionit, në pranga 57-vjeçari grek

47 kilogramë drogë brenda kamionit, në pranga 57-vjeçari grek

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Rusi, vdesin të gjithë anëtarët e ekuipazhit

Efekti Trump? CNN: Më shumë amerikanë se kurrë po kërkojë shtetësi britanike pas mandatit të dytë të presidentit të SHBA

Tare nënshkruan me Milanin, palët gjejnë gjuhën e përbashkët

Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur

Deklaroi se ndërkombëtarët nxitën trazirat në Veri të Kosovës, Albin Kurti shkarkon zëvendësministrin Arbër Vokrri

Reagon për herë të parë Belina Pupa pas akuzave të kultivimit të kanabisit: Prona në emrin tim, por e dhënë me qira

Kukës/ Tentoi të vriste kushëririn pas sherrit bashkë me të vëllanë, kapet pas një viti arratie 32-vjeçari!

“2.45 mln vizitorë në Shqipëri gjatë 4 muajve të parë të 2025-ës”, Rama: Konsiderohet surpriza e destinacioneve europiane

Guterres prezanton planin për ndihmën në Gaza: Të shpëtojmë popullin e enklavës!

Policia rrëzon “trenin bullgar”/ Berisha pa “mea culpa” për humbjen”: Partitë e reja na “vodhën” 8 mandate

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.