Kriza politike që ka prekur vendin duhet të marrë patjetër një zgjidhje. Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo dhe aleat me Ramën thotë se pa opozitën nuk mund të ketë zgjedhje.
I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, bashkë me disa kryetarë të partive të tjera aleate të PS dhe PD, Miloka dhënë dhe një listë me propozimet e tij sesi mund të dilet nga kjo situatë:
1.Të emërohet si përfaqësue i opozitës një Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme që do të ketë akses për survejimi dhe mbarëvajtjene procesit zgjedhor në mënyrë që ti japë opozitës siguri maksimale gjatë procesit të votimit.
2.Të krijoihet një “task forcë” e përbashkët pranë KQZ e cila të merret me verifikimin dhe investigimin e financimeve ilegale gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e votimit, të monitorojë të gjithë procesit zgjedhor dhe të monitorojë kohën televizive për partitë politike dhe për kohën televizive në debatet dhe intervistat televizive.
3.Komisionet e administrimit dhe grupet e numërimit të mos jenë politikë.
4.Numërimi i votës të jetë elektronik.
(E.K/SHUPLAKA)