Në seancën e sotme në Kuvend, që do të drejtohet nga Vasilika Hysi, për shkak se Gramoz Ruçi ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani, pritet që të diskutohen dy dekrete të presidentit Meta.
Dekretet e presidentit kthejnë për rishikim dy ligjet që miratoi me votat e mazhorancës më 20 dhjetor 2018: Ligjin për Noterinë dhe Ligjin për Kadastrën.
Po ashtu, Kuvendi do të ratifikojë marrëveshjen statuore të Shqipërisë me BE për forcimin e kufijve, konkretisht me Agjencinë e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Europian.
Nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i opozitës gjatë seancës së sotme, pasi në mungesë të Ruçit dhe Ramës, që ndodhet në Arabinë Saudite, shanset janë që përplasja e tyre të bëhet me Erion Braçen.
Axhenda e punimeve të Kuvendit si më poshtë: