Në seancën e sotme plenare, morën pjesë edhe deputetët e rinj të cilët kanë plotësuar një pjesë të veneve vakante nga vendimi i opozitës për të djegur mandatet.
Deputetët e vetë-quajtur “opozita e re” janë ulur nëpër vendet që deri përpara një muaji uleshin dy grupet parlamentare, PD dhe LSI.
Por ajo çfarë u vu re nga seanca e sotme plenare ishte qetësia e përfaqësuesve të qeverisë, deputetëve socalist madje edhe vetë Kryeministrit Rama i cili, siç shihet edhe në fotot e mëposhtme duket i relaksuar dhe herë pas here tërheq vëmëndje e miniostreve përkrah tij për t’ju treguar diçka në telefon.
Mungesa e opozitës “të vjetër” në Parlament me sa duket e ka relaksuar maxhorancën sepse hë për hë askush nuk ka ndërmend të hedhë ndonjë vezë të pa zier apo ndonjë shiringë me bojë.
Më poshtë janë disa foto që tregojnë se çfarë ndodhi pas kamerave në seancën e sotme plenare.
Discussion about this post