E papunë dhe pa banesë, një grua në Fier është ngjitur në një pallat ku ndodhen zyrat e PD, në qendër të qytetit dhe ka kërcënuar se do të hidhet.
Lindita Maloku, 47-vjeç hipi në ndërtesë dhe kërkoi që të takonte kryebashkiakun e qytetit, Armando Subashin.
Kjo nuk është hera e parë që Lindita Maloku bën diçka të tillë. Edhe më 1 qershor gruaja kërcënonte se do të hidhej po nga selia e PD-së.
Lindita Maloku, e divorcuar më shumë se 2 vite më parë, ka humbur jo vetëm fëmijët nga divorci, por edhe një strehë ku të fusë kokën. 47-vjeçarja kërkon punë dhe shtëpi.
Vajza e saj jeton në Greqi, ndërsa djali me të atin. Lindita jeton e vetme.
Ajo jeton e vetme duke u endur rrugëve dhe fle tek urgjenca e spitalit kur e lejojnë.
https://www.youtube.com/watch?v=wkHugt31iqI&feature=youtu.be
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post