Ashtu siç e kishte premtuar prej kohësh Çiljeta Xhilaga iu është rikthyer fuqishëm trregut muzikor. Dje ajo publikoi këngën e saj më të re me titull “Pa ty jetoj”.
Ky është një bashkëpunim me një këngëtar të huaj, i cili siç vetë këngëtarja ka thënë është i ri, por shumë i talentuar.
Kënga është në stilin e baladave ku më shumë sesa sfondi theksi është vendosur te fytyra interpretative e këngëtares. Ngjyra dominuese në klip është e zeza, pak a shumë njgyra që merr jeta kur humb personin e zemrës.
Një këngë kushtuar dashurisë së humbur, e cila me siguri do të jetë në repertorin e këngëve të preferuara të vajzave ose djemve që vuajnë por sërish jetojnë.
(E.K/SHUPLAKA)
https://www.youtube.com/watch?v=lCPcptHqDu8