Një 15-vjeçare u rrëmbye, përdhunua e më pas uvra në Rumani ndërsa policia vendase ka treguar paaftësi në përgjigje të telefonatave të viktimës e cila kërkonte ndihmë, kështu që lumi I akuzave ka bërë që ministry i Brendshëm, Nicolae Moga të japë dorëheqjen.
Alexandra Macesanu kishte marre disa herë në telefon duke treguar zonën se ku ndodhej, por polici në shërbim i kishte thënë të qëndronte aty ku ishte e të mos ia bllokonte më linjën diçka që ka tronditur mbarë opinionin rumon por jo vetëm.
Vajza u gjet e pajetë në vendin të cilin forcat policore deshën më shuumë se 19 orë për ta gjetur Adoleshentja u rrëmbye ndërsa bënte autostop në afërsi të qytetit Caracal, në jug të vendit, në të njëjtin vend ku u zhduk në muajin prill 18 vjeçarja Luiza Melencu. Mekaniku 65 vjeçar Gheorghe Dinca, e ka pranuar tashmë vrasjen e Alexandrës.
Episodi shkaktoi protesta te mëdha, e njerëzit duket nuk u kënaqën vetëm me shkarkimin e shefit të policisë.
Ministri i Brendshëm Moga deklaroi se kishte vendosur teë dërgonte dorëheqjen për të shpëtuar një pjesë të prestigjit të institucionit që drejtonte, e që sipas tij, ishte prekur rëndë nga mangësitë e disa punonjësve të vet.