Ditën e djeshme në bregdetin e Vlorës u mbytën 4 persona brenda një ditë. Të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve në rrjetet sociale për mungesën e rojeve bregdetare në plazhe.
Teksa kryeministri Edi Rama, ka publikuar një postim ku sqaron shkrimet e disa mediave greke se ai po kalon pushimet në Parga së bashku me bashkëshorten.
Një qytetar i shkruan Ramës për mungesën e rojeve në plazhet e vendit, duke i thënë të ketë edhe ai fatin e atyre që u mbytën dje në Vlorë.
Komentuesi: A ka roje bregdetare aty ku i beni pushimet ju? ishalla jo, dhe paç fatin e atyre te pafateve te djeshem ne Vlore. Amin
Rama: Gafurr, ti s’ke faj se mendja jote xhiron vetem kur i ben thirrje barku per ushqim dhe ty eshte e kote te te mundosh duke te kerkuar te pertypesh edhe informacionet, pervec ushqimit, por meqe merr persiper kot te nxjerresh edhe fjale nga zorret, po jap informacionin si me poshte jo qe te bindesh ti se sa kot rron po qe me kete rast ta lexojne edhe te tjeret:
Pjesa e bregut te Vlores ku ka ndodhur fatkeqesia me djalin e vogel, as nuk perdoret nga bashkia si plazh publik, as nuk i eshte dhene ne asnje centimeter per perdorim subjekteve private si plazh nga bashkia. Sepse aty eshte ende ligjerisht kantier ndertimi!
Ndersa plazhi ku ka ndodhur aksidenti i trefishte ne Triport, eshte nje plazh i eger, i cili nuk eshte fare ne listen e plazheve te miratuara si plazhe nga Ministria e Ekonomise dhe Turizmit e per rrjedhoje, ashtu si ne cdo vend te botes, ku fatkeqeisht ndodhin kudo tragjedi te tilla, nuk ekziston asnje detyrim qe te kete sherbim ruajtes.
(S.SH/Shuplaka)