Kreu i departamentit për pushtetin vendor në PD-në e Durrësit jep një tjetër variant për shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit në spitalin e Durrësit.
Sipas Petro Vokopolës, kaldajat nuk ndizen dhe për rrjedhojë të sëmurët ngrohen me reflektorë të marrë nga shtëpitë e tyre dhe si pasojë të mbingarkesës spitali merr flakë.
Në një denoncim në faqen e tij në “Facebook”, Vokopola vlerëson bluzat e bardha të Durrësit që vazhdojnë e punojnë në kushte që sipas tij janë primitive.
Ndërkohë, policia e Durrësit deklaron se nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga zjarri të katër kabinave elektrike të katër kateve, ku zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe ka vazhduar deri në katin e katërt.
Denoncimi i Vokopolës: