04:47 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pacienti i parë i COVID-it në Itali hyn në garë vrapimi: Isha pozitiv, mendoj pozitivisht!

07:44 | 27/09/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pacienti i parë i COVID-it në Itali hyn në garë vrapimi: Isha pozitiv, mendoj pozitivisht!

Pacienti i parë i identifikuar me COVID-19 në Itali ka marrë pjesë të shtunën në një garë vrapimi me stafetë, pak javë pasi u lirua nga kujdesi intensiv.

38-vjeçari Mattia Maestri të shtunën ishte pjesë e garës dyditore. Ai u shpreh “me fat” që i ka mbijetuar virusit dhe se është në gjendje të marrë pjesë simbolikisht në garën që bashkon dy qytezat e para të goditura në rajonin e Italisë veriore, Codognon dhe Vo Euganeon.

Ai kishte rezultuar pozitiv më 21 shtator në Codogno. Shtatë muaj më pas, u bë simbol i shpresës së luftës kundër COVID-19, duke thënë se është mirë me shëndet dhe në gjendje të marrë pjesë në pjesën e fundit të garës.

Rreth 40 garues janë pjesë e garës simbolike dyditore me stafetë, në shtegun 188 kilometrash, raporton AP, përcjell Albinfo.ch

Codogno ishte qyteza e parë në Itali, në zonën e Lombardisë, që ishte izoluar pasi kishte arritur zonën e kuqe më 23 shkurt, para se virusi të niste të shpërndahej me të madhe.

Maestri kishte shkuar në spital më 18 shkurt duke u ankuar për simptoma gripi. Ishte kthyer në shtëpi, por gjendja i ishte përkeqësuar dramatikisht. Më pas u testua për COVID-19 pasi doktorët kuptuan se në fillim të atij muaji kishte qëndruar me një njeri që kishte qenë në Kinë.

Tri javë i kaloi në kujdes intensiv dhe disa të tjera si i hospitalizuar. Babai i tij vdiq nga virusi. Ndërsa pak pasi Maestri u lirua nga spitali bashkëshortja e tij solli në jetë fëmijën e tyre të parë.

Italia ishte për një kohë vendi më i goditur nga COVID-19. Deri tash në këtë shtet janë regjistruar 308 mijë raste me koronavirus. 35 mijë persona kanë humbur betejën me të.

Pas

Aktorja largohet nga Klanifornia: Këtë status jua kushtoj të gjithëve ju…

Para

“Nëse dal nga ajo derë nuk ka kthim pas!” prapaskenat e përplasjes Rama-Lleshaj. Pjerin Ndreu paralajmëroi kryeministrin nëse ministri do drejtonte Lezhën

Para
“Nëse dal nga ajo derë nuk ka kthim pas!” prapaskenat e përplasjes Rama-Lleshaj. Pjerin Ndreu  paralajmëroi kryeministrin nëse ministri do drejtonte Lezhën

"Nëse dal nga ajo derë nuk ka kthim pas!" prapaskenat e përplasjes Rama-Lleshaj. Pjerin Ndreu paralajmëroi kryeministrin nëse ministri do drejtonte Lezhën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.