09:26 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pacolli kujton fjalët e Martin Luter King, tregon pse hyri në qeveri me Haradinajn

20:52 | 04/09/2017
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zyrtare/Arrihet marrëveshja me PAN për formimin e qeverisë, sa ministri merr Pacolli

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka deklaruar me anë të një postimi në rrjetet sociale se hyrja e tij në qeveri u imponua nga situata politike bllokuese në të cilën gjendej Kosova. Ai duke cituar fjalët e Martin Luter King thotë se mori përgjegjësi për zgjidhjen e krizës edhe pse nuk ishte përgjegjës i saj.

Sipas tij me Haradinajn kryeministër ai ka garanci që t’i përmbushur përgjegjësitë e tij në të mirë të Kosovës.

Pacolli gjithashtu tregon se është konsultuar edhe me ndërkombëtarët, miqtë e Kosovës para se të merrte këtë vendim.

 POSTIMI I PLOTË:

Martin Luter King, heroi i revolucionit social në SHBA ka thënë: Mund të ndodhë se ju nuk jeni përgjegjës për situatën në të cilën gjendeni. Por do të bëheni përgjegjës, nëse nuk kryeni asgjë për ta ndryshuar.

Unë vendosa të bëja diçka. Unë nuk doja të isha përgjegjës për krizën e Kosovës, por të merrja përgjegjësi për zgjidhjen e saj..

Përballë alternativës së shkuarjes në zgjedhje të parakoshme, zinxhirit të krizave që do ta shkatërronin ekonominë e brishtë të Kosovës, imazhin ndërkombëtar të saj, unë, AKR zgjodhëm të merrnim përgjegjësi. Proceset ku ka hyrë Kosova kërkonin përgjegjësi, dhe unë mora përgjegjësi.

Unë di t’i zhvilloj ato. Interesi i Kosovës, interesi kombëtar është mbi interesin partiak të gjithsecilit. Unë u këshillova me miqtë ndërkombëtarë, miqtë më të rëndësishëm të Kosovës, me qytetarë të ndryshëm dhe mora vendimin e duhur. Nuk kishte alternativë tjetër.

Unë i ndoqa të gjithë skenarët e tjerë, që koalicioni ku unë garova të krijonte qeverinë, por nuk u bë dot asgjë. U sakrifikuam, nuk kërkuam asnjë post, dhe partitë e blloqeve të tjera ishin larg.

Në këto kushte, unë vendosa të merrja përgjegjësi. Është krejt e qartë, dhe historia botërore e ka treguar se shpesh një individ, një parti e vogël mund të marrë përgjegjësi të mëdha. Më gjykoni për cilësinë me të cilën unë do t’ i zhvilloj këto përgjegjësi.

Unë kam thënë se nuk do të hy në një qeveri ku nuk do të kem përgjegjësi të mëdha.

Me kryeministrin Haradinaj, kam garanci se do t’i zhvilloj këto përgjegjësi, në të mirë të Kosovës: për anëtarësimin e Kosovës në OKB, për liberalizimin e vizave, për hyrjen në UNESCO, në Interpol, etj.

(B.H/Shuplaka)

 

 

Etiketa: Behgjet Pacolli
Pas

“Zonja rozë”, Kush është gruaja me stil ushtarak e Koresë së Veriut (VIDEO)

Para

Në 20-vjetorin e vdekjes së shenjtores, Katedralja e Prishtinës merr zyrtarisht emrin “Nënë Tereza”

Para
Në 20-vjetorin e vdekjes së shenjtores, Katedralja e Prishtinës merr zyrtarisht emrin “Nënë Tereza”

Në 20-vjetorin e vdekjes së shenjtores, Katedralja e Prishtinës merr zyrtarisht emrin “Nënë Tereza”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh në flakë, qytetarët përballen çdo ditë me tymin toksik. Problematikat me të cilat po përballet zjarrfikësin në terren

SHBA ndërpreu ndihmën ndaj Ukrainës, Trump telefonatë me Zlenskyn, ja çfarë diskutuan dy presidentët

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe humbjen e sovranitetit monetar

Përmbytje katastrofike në Teksas, konfirmohen 24 viktima, zhduken edhe 24 vajza nga një kamp veror

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan sekuenca nga filmi i animuar “Ilira”

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.