01:32 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Pacolli takon kandidatët për kryeministër. Pas Kurtit pret në shtëpi Haradinajn

17:28 | 09/08/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pacolli padit Kosovën në Arbitrazh, arsyeja

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli është takuar ditën e sotme me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj, i cili është gjithashtu kandidat i koalicionit PAN për kryeministër.

Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili ka theksuar se takimi është mbajtur në shtëpin e Pacollit ku është diskutuar për krijimin e institucioneve të reja.

“Po ka pasur një takim ndërmjet z.Haradinaj dhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli në shtëpinë e këtij të fundit. Ka qenë një takim konstruktiv, një takim shumë miqësor dhe tema e vetme e këtij takimi ka qenë krijimi i institucioneve të vendit kjo në frymën e situatës së krijuar politike në vend”, ka thënë Nitaj.

Ndër të tjera, Nitaj ka theksuar se ka pasur një dakordim ndërmjet Haradinajt dhe Pacollit se vendi ka nevojë urgjente për krijimin e institucioneve të reja.

I pyetur rreth asaj se a ka pasur ndonjë marrëveshje për ndonjë bashkim të mundshëm të AKR-së me PAN-in, Nitaj ka thënë se “nuk mund të spekulojë më tepër për rezultatet e këtij takimi sepse ka pasur mjaftë spekulime”.

Gjatë ditës së sotme, Pacolli është takuar edhe me kandidatin për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Behgjet Pacolli
Pas

Kodheli reagon ndaj gazetës së PD-së: Mos i ngatërroni zjarret e vapës me ato të Gërdecit se mund të digjeni vetë

Para

Festa e Birrës në Korçë, policia bllokon lëvizjen e automjeteve

Para
Festa e Birrës në Korçë, policia bllokon lëvizjen e automjeteve

Festa e Birrës në Korçë, policia bllokon lëvizjen e automjeteve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.