19:45 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

PADI 10 miliardë USD ndaj George Soros, AKUZA për përdorimin e ndikimit politik në Departamentin e Shtetit (RASTI ‘BSG Resources’)

14:33 | 06/05/2017
në Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
PADI 10 miliardë USD ndaj George Soros, AKUZA për përdorimin e ndikimit politik në Departamentin e Shtetit (RASTI ‘BSG Resources’)

Nga Brooke Singman* Reportere e ”Fox News”

Një padi prej 10 miliardë dollarësh kundër George Soros sjell akuza kundrejt të vetëquajturit humanitar në ndërhyrjen e politikës së një vendi të varfër afrikan, me qëllim që të gjejë zgjidhje, një akuzë që kritikët e miliarderit thonë se reflekton mënyrën e tij të të vepruarit për një kohë të gjatë.

Investitori 86-vjeçar, i cili kontrollon një rrjet të organizatave jofitimprurëse ndërkombëtare përveç perandorisë së tij të madhe financiare, përdori pushtetin e tij me qeverinë e Guinesë për të ngrirë veprimtarinë e kompanisë izraelite ”BSG Resources” nga kontratat e minierave fitimprurëse të hekurit, përmban padia e paraqitur nga kompania ”BSG Resources” muajin e kaluar në Gjykatën Federale të Nju Jorkut .

“Soros ishte i motivuar vetëm nga keqdashja, pasi nuk kishte interes ekonomik në Guine,” pohon BSGR në letrat gjyqësore.

Një zëdhënës i Sorosit, i cili rregullisht mbështet qeveritë e reja demokratike në Evropën Lindore dhe Afrikë, tha se filantropisti ka një interes të përjetshëm për të ndihmuar vendet e varfëra dhe vetëm mbështeti një hetim të BSG-së pas shqetësimeve të korrupsionit.

Cilido qoftë rezultati përfundimtar në rastin aktual, nuk është hera e parë që Sorosi është akuzuar për mbjelljen e trazirave politike për të avancuar një axhendë personale. Kritikët në mbarë botën, duke përfshirë SHBA-të dhe atdheun e Sorosit Hungarinë, thonë se financieri liberal shpesh maskohet si një humanitar ndërsa manipulon peizazhin politik.

“Ne jemi të vendosur të përdorim të gjitha mjetet ligjore në dispozicion për të ndaluar grupet e spiunazhit të pseudoshoqërisë civile si ato të financuara nga George Soros”, tha së fundi zyrtari i lartë i Arsimit të Hungarisë, ministri i Kapaciteteve Njerëzore Zoltan Balog.

Në Shtetet e Bashkuara, Soros ka shpenzuar shumë në politikë nga garat e avokatëve të distriktit lokal në fushatat presidenciale. Ndërsa qëllimet e tij të deklaruara kanë përfshirë riorganizimin e sistemit të drejtësisë, arritjen e barazisë së të ardhurave, ballafaqimin me ndryshimet klimatike dhe luftën kundër racizmit, thonë kritikët dhe se ai ka përdorur paratë e tij për të blerë ndikimin e madh brenda Partisë Demokratike.

Sorosi është akuzuar gjithashtu për përdorimin e fondacionit të Shoqërisë së Hapur dhe lidhjeve diplomatike të SHBA-ve për  të ndërhyrë në qeverinë e Maqedonisë, sipas senatorit Mike Lee.

Në vitin 2002, Sorosi u dënua në Francë për tregtinë e brendshme për blerjen e aksioneve në kompanitë e zotëruara më parë nga qeveria, duke përfshirë bankën ”Société Générale”, bazuar në informacione konfidenciale.

Në rastin aktual, BSG-ja kontrollohet nga armiku i Soros-it, miliarderi Beny Steinmetz, i cili akuzon Sorosin dhe organizatat e tij jofitimprurëse për orkestrimin e një hetimi për rryshfet për të manipuluar administratën e presidentit Alpha Conde për të hequr BSGR-në nga kontratat minerare.

Steinmetz pretendon se Sorosi ishte i motivuar nga armiqësia ndaj Izraelit dhe një grindje 20-vjeçare kundër Steinmetzit, lidhur me një biznes në Rusi dhe armiqësinë e tij të pretenduar ndaj Izraelit.

“Për Sorosin, suksesi i Steinmetz, si dhe promovimi i tij aktiv dhe i zjarrtë i jetës izraelite, biznesit dhe kulturës janë anatema”, tha BSGR në ankesë. “Sorosi është gjithashtu i njohur për qëndrimin e tij të gjatë në drejtim të shtetit të Izraelit”.

BSG -së iu hoqën hoq  të drejtat e saj minerare kur nuk pranoi të paguante qindra miliona dollarë për të mbajtur licencën e saj minerare, sipas padisë, e cila më tej pohon se Sorosi i ka kërkuar Departamentit të Drejtësisë së Obamës për të hetuar BSG-në.

Sorosi i ka mohuar të gjitha akuzat. Një zëdhënës i Sorosit, i  tha ”Fox News” se BSG-ja po përpiqet të devijojë vëmendjen nga çështjet e veta ligjore.

“Pretendimet në padinë e BSGR-së janë të pavlera dhe krejtësisht të rreme”, tha zëdhënësi. “Padia është një marifet PR-i që synon të shmangë vëmendjen nga problemet ligjore në rritje të BSGR-së në juridiksione të shumëfishta”.

BSG-ja shpreson që ta bëjë ndikimin e Sorosit në qeverinë e SHBA-ve, dhe veçanërisht në administratën Obama, një pjesë kyçe të rastit të saj. Pasi hetimi i mbështetur nga Sorosi pohoi se ka evidencë për ryshfet ndaj BSG-së, Departamenti Amerikan i Drejtësisë mblodhi një juri të madhe për të shqyrtuar rastin. Kritikët thonë se është një shembull i Sorosit duke përdorur ndikimin e tij politik për të çuar përpara qëllimet e tij.

“Jemi të tmerruar që një person mund të manipulojë Departamentin e Drejtësisë, i cili financohet nga taksapaguesit e SHBA-ve”, tha për Fox News, Dag Cramer, drejtor i ”BSG Resources”. “Unë e di se ka polemika politike, por nuk duket e drejtë që Sorosi do të drejtojë politikën e Departamentit të Drejtësisë, do të doja të mendoja se gjëra të tilla nuk do të ndodhin nën administrimin e Trumpit”

Christian Adams, një ish-avokat i Departamentit të Drejtësisë nën administratën e Obamës, i cili tani është president i Fondacionit Juridik të Interesit Publik, i tha ”Fox News”-it se Sorosi e kishte Departamentin e Drejtësisë të Obamës nën thirrjet e tij.

“Organizatat e Sorosit në SHBA kanë qenë të dobishme në hartimin e politikave të Departamentit të Drejtësisë nën administrimin e Obamës,” tha Adams, duke vënë re lidhje që Sorosi ishte i përfshirë në procedurat e policisë dhe në rregullat e ID-ve të votuesve në të gjithë vendin. “Amerikanët nuk e kuptojnë masën në të cilën Soros i hedh zjarr agjendës anti-kushtetuese dhe anti-amerikane”.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk pranoi të konfirmonte ose mohonte nëse BSG-ja po hetohej si pjesë e një çështjeje penale, por konfirmoi se ka gjetur juridiksion në të kaluarën për të hetuar ryshfetin në industrinë minerare fitimprurëse të Guineas në rastet që nuk përfshijnë as BSG-në as Sorosin.

Prokurori për ”BSG Resources” Louis Solomon tha për ”Fox News” se shpresojnë të fillojnë procedimet gjyqësore në korrik në qytetin e New York-ut./Përktheu V.G-SHUPLAKA

 

*Titulli i shkrimit origjinal: George Soros ballafaqohet me padinë 10 miliardë USD, akuza të njohura për përdorimin e ndikimit politik. Shkrimi origjinal: http://www.foxnews.com/world/2017/05/05/george-soros-battles-10b-lawsuit-familiar-charges-wielding-political-influence.html

 

Etiketa: bsg resoursesdepartamenti i shtetitGeorge Sorosguienesoros
Pas

Vrau kreun e Komunës, autori qëllon dhe veten në mes të lokalit. Vdes në spital

Para

Gafë apo në natyrën e tij?! Ermal Mamaqi në një VIDEO që po bëhet virale

Para
Gafë apo në natyrën e tij?! Ermal Mamaqi në një VIDEO që po bëhet virale

Gafë apo në natyrën e tij?! Ermal Mamaqi në një VIDEO që po bëhet virale

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.