01:01 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Padia e Gjin Gjonit kundër 4 gazetarëve, REAGON Federata Europiane e Gazetarëve

11:52 | 17/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Padia e Gjin Gjonit kundër 4 gazetarëve, REAGON Federata Europiane e Gazetarëve

Gjyqtari Gjin Gjoni prej disa ditësh ka ngritur padi ndaj katër gazetarëve në vend. Lam ky që nuk është pritur mirë në botën e medias.

Jo më larg se dje Presidenti i Federatës Europiane të Gazetarëve në një deklaratë për shtyp ka deklaruar se padia e gjyqtarit dhe anëtarit të KLD-së Gjin Gjoni ka si qëllim t’i mbyllë gojën gazetarëve.

“EFJ beson që përdorimi keqdashës i ligjit në këtë rast, është një mjet për t’i bërë presion dhe keqtrajtim të gazetarëve,” tha Presidenti i EFJ-së Mogens Blicher Bjerregård për ECPMF.

“Është e qartë që qëllimi kryesor i padisë është të trembë dhe t’i mbyllë gojën gazetarëve që po raportojnë mbi çështje për interes publik,” shtoi ai.

Federata Europiane e Gazetarëve është organizata më e madhe e gazetarëve në Europë dhe përfaqson mbi 321,000 gazetarë të grupuar në 71 organizata dhe të shpërndarë në 43 vende.

Në njoftim të publikuar të premten Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit, nënvizon se Gjoni ka iniciuar një padi kundër Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri dhe gazetarëve Besar Likmeta and Aleksandra Bogdani – të dy fitues të çmimit prestigjoz  ndërkombëtarë CEI-SEEMO për merita në gazetari investigative – duke kërkuar një total prej 7 milionë lekësh (€52,000), për tre artikuj të publikuar gjatë vitit të fundit, të lidhura me hetimet e Prokurorisë mbi pasurinë e Gjonit dhe procesin e deklarimit të pasurisë së gjyqtarëve te Apelit në Shqipëri. Gjyqtari dhe e shoqja Elona Caushi pretendojnë në padinë e tyre për shpifje se artikujt i kanë shkaktuar dëm moral dhe shpirtëror, për të cilin kërkojnë dëmshpërblim.

Gjoni ka paditur gjithashtu për 4 milionë lekë (€30,000) të përditshmen Shqiptarja.com dhe gazetarët Elton Qyno dhe Adriatik Doçi për artikuj të ngjashëm.

Në një takim të premten në Tiranë, Ambasadori i SHBA-së Donald Lu gjithashtu shprehu mbështetjen e tij për lirinë e medias në Shqipëri dhe u solidarizua me 4 gazetarët e paditur.

Lu ndau një foto nga takimi me katër gazetarët në faqen në Facebook të Ambasadës me diciturën “Beteja juaj, është beteja jonë” dhe me hashtagun “Nuk do të hiqja asnjë presje”.

Etiketa: GJIN GJONIgjyqtaripadia ndaj gazetareve
Pas

“Lulin vendoseni te dhoma e fëmijëve”, Rama duhej në Kuvend po kishte preferuar Kamzën këtë paradite

Para

Gazetarja në televizion i ngatërron emrin, PËRGJIGJA cinike e personazhit s’duhet humbur (VIDEO)

Para
Gazetarja në televizion i ngatërron emrin, PËRGJIGJA cinike e personazhit s’duhet humbur (VIDEO)

Gazetarja në televizion i ngatërron emrin, PËRGJIGJA cinike e personazhit s’duhet humbur (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.