Caktohet gjyqtarja që do të gjykojë padinë e Ilir Metës për divorc me Monika Kryemadhin
Ajo është Fahrije Budo. Padia shqyrtohet në gjykatën e Tiranës.
Kreu i PL Ilir Meta, njoftoi më 20 qershor 2024 se kishte nisur procedura e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë.
Një ndër shkaqet që çoi drejt ndarjes Meta- Kryemadhi, sipas tij u bë edhe deklaratat që dha kryemadhi kur u paraqit në SPAK, ndërsa lidhur me kërkesën për divorc Kryemadhi tha se nuk i dinte arsyet.
Ishte Monika Kryemadhi e cila në muajin prill të këtij viti e cilësoi raportin me Metën si një raport te ngrire për të shkak të konfliktit në parti.