Pas padisë së Myslim Murrizit në SPAK për për aktivitetin në kohën kur Etmond Panariti dhe Vojo Bregu ishin pjesë e qeverisë ka reaguar ky i fundit duke publikuar në Facebook dy shkresa që tregojnë vetëm një projekt të Bankës Botërore dhe duke theksuar se nuk ka asnjë projekt të vaditjes me pika në bashkinë e Divjakës.
Postimi i plotë:
Murriz, nuk ka asnjë projekt të vaditjes me pika në bashkinë e Divjakës, që të furnizohet me ujë nga lumi Shkumbin.
Ta kanë dhënë gabim padinë kësaj rradhe.
Ka vetëm një projekt të Bankës Botërore, të cilin për të qenë korrekt, po ia bashkëngjis këtij statusi.
Ky projekt për të cilin jam krenar që e kemi udhëhequr bashkë me z. Panariti, ka 2 rekorde, që besoj do te duhen kohë që të thyhen, pavarësisht se do uroja të thyheshin sa më shpejt.
1. Është kursyer nga prokurimet 11% e vlerës së projektit, rreth 3 milion e 884 mije EURO.
( e kuptoj që për ata që të kanë shtyrë për të bërë padinë është e pakuptueshme)
2. Është projekti i vetëm pas viteve ’90 në fushën e bujqësisë, ku donatori propozon shtesë projekti rreth 20 milion EURO, për shkak të performancës së lartë.( ata që merren me projekte e kuptojnë mirë, se për ty kam dyshime që e kupton)
Projekti është marrë në dorëzim nga bashkitë përkatëse
Sa i takon lopëve, do bëje mirë të pyesje një të afërmin tënd( një nga djemtë më të mirë dhe të aftë të Shërbimit Veterinar) dhe ai, si pjesë e proçesit, do të të shpjegontë me detaje, se si është zbatuar procedura ligjore e prokurimit në mënyrën më ekselente.
P. S. Nqs gjen fjalën Shkumbin në projektin e Bankës Botërore, se projekt jo e jo, na e thuaj që ti çojmë në SPAK këta të Bankës Botërore.