04:28 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Padia e parë kundër Soros në Shqipëri, Myftaraj: Ky fondacion u hap me dokumente të falsifikuara!

12:19 | 24/02/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Padia e parë kundër Soros në Shqipëri, Myftaraj: Ky fondacion u hap me dokumente të falsifikuara!

Analisti Katriot Myftaraj ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të ngrejë një kallzim penal për ‘’Shoqërinë e Hapur për Shqipërinë, i njohur dhe si fondacioni i Soros. Sipas tij ekzistojnë një sërë provash sesi ky fondacion është hapur me dokumente të falsifikuara.

Duke u ndalur në dispozitat e ligjit vetë Myftaraj evidenton një sërë veprash penale që janë kryer nga personat që e drejtojnë këtë Fondacion.

SHKRIMI I PLOTË I MYFTARAJT:

Javën e ardhshme do të depozitoj në Prokurorinë e Shtetit të Rrethit Gjyqësor të Tiranës kallzimin penal ndaj Fondacionit “Shoqëria e Hapur” për Shqipërinë (“Soros”) të shoqëruar me provat shkresore që vërtetojnë se ky fondacion është themeluar në vitin 1994 me dokumente të falsifikuara, në kundërshtim me të gjithë ligjet në fuqi për OJF-të që nga koha e themelimit. Po kështu ka ekzistuar dhe ka vepruar fondacioni gjatë gjithë kohës deri sot e kesaj dite. Sipas ligjit që është edhe sot në fuqi për OJF-të, domethënë ligjit 8788, datë 7. 5. 2001, neni 50 i tij, fondacioni kishte një vit kohë për të bërë përshtatjen me legjislacionin në fuqi. Nëse nuk e bënte këtë gjë, atëherë gjykata kompetente, e cila sipas Ligjit 8789, dt. 7. 5. 2001 “Për regjistrimin e OJF-ve” është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, duhet të kishte vendosur shpërndarjen e fondacionit.
Tashmë që nuk ka ndodhur asnjëra nga të dyja, është detyrimi i Prokurorisë së Shtetit që të ndërhyjë, duke ushtruar të drejtën dhe detyrimin ligjor që i jep neni 44 i ligjit 8788, datë 7. 5. 2001, dhe t’ i kërkojë Gjykatës që të vendosë shpërndarjen e Fondacionit “Shoqëria e Hapur” për Shqipërinë (“Soros”).
Mosveprimi nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shpërndarjen e fondacionit që në vitin 2002, ka sjellë konsumimin e një sërë veprash penale nga personat përgjegjës në Gjykatën e Tiranës, të ngarkuar për zbatimin e ligjit 87 88, datë 7. 5. 2001, sipas dispozitave të këtij të fundit, që nga viti 2002 dhe deri më sot: 
1)“Shpërdorim detyre” (neni 248 i Kodit Penal)
2)“Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” (Neni 251 i Kodit Penal)
Themeluesi dhe drejtuesi i fondacionit kanë konsumuar së paku veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” (Neni 186 i Kodit Penal)
Për gjithçka sa kam thënë më lart zotëroj prova shkresore, absolutisht sensacionale për publikun, të cilat do t’ i bëj publike me tekstin e kallzimit javën e ardhshme. E sfidoj Fondacionin “Soros” të më denoncojë për kallzim të rremë. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Fondacioni Soroskastriot myftaraj
Pas

Gjykata e Krimeve të Rënda jep masën “arrest me burg” për Artur Zoton

Para

Erion Veliaj inaguron fushat te liqeni, krejt ‘’rastësisht’’ takon deputetin dhe sportisten e njohur(FOTOT)

Para
Erion Veliaj inaguron fushat te liqeni, krejt ‘’rastësisht’’ takon deputetin dhe sportisten e njohur(FOTOT)

Erion Veliaj inaguron fushat te liqeni, krejt ‘’rastësisht’’ takon deputetin dhe sportisten e njohur(FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.