04:19 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Padia ndaj Arkivit të Shtetit, reagon Ardit Bido: Hajde e merre vesh, shpifja ngjit…

14:13 | 25/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SKANDALI/ Arkiva e Shtetit në shërbim të mafies, për të grabitur pronat. Kallëzohet Ardit Bido dhe 5 zyrtarë

Ditën e sotme u publikua në media denoncimi i një qytetari kundrejt Arkivave të Shtetit, dhe drejtuesit Ardit Bido, pasi sipas tij kishin arkivuar dokumente të falsifikuara. (LEXO KETU) 

Sipas denoncuesit Arben Myzeqari, ”me vendimin e Ardit Bido, drejtor i Përgjithshëm i Arshivës së Shtetit, një Akt Pronësie i vitit 1921, i falsifikuar është depozituar në arshivën e Arkivit Qendror të Shtetit, sipas vendimit të firmosur nga Ardit Bido, datë 25 janar 2019 me numër protokolli 877/2. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivës Qendrore të Shtetit, Ardit Bido, e firmos shkresën e pranimit të një dokumenti pronësie të falsifikuar, i ndërgjegjshëm që është i falsifikuar. Motivet pse e pranon, Ardit Bido duhet t’i japë në gjyq përpara drejtësisë”. 

Po kjo deklaratë është kundërshtuar nga vetë zyra e arkivave dhe drejtuesi Ardit Bido, i cili deklaron se e gjitha kjo është bërë për të prishur imazhin e institucionit që ai drejton. Sipas Bidos nga viti 2017 çdo dokument që arkivohet kalon eksperizën e Policisë Shkencore.

Reagimi i Bidos:

Hajd e merre vesh

Para se të nisja punë në arkiv, çdo dokument pranohej batjava pa kontroll origjinaliteti. Sot, me vendim unanim, çdo dokument pronësor merret pasi është bërë ekspertiza nga Policia Shkencore. Dhe sot, si për habi, një media bën turfullim pse ne i kontrollojmë dokumentet në ndryshim nga më pare. Këtu vjen kakofonia mediatike: prishje imazhi se i do qejfi dikujt, sepse shpifja ngjit, pavarësisht sa gram vërtetësie ka.

Deklarata e plotë e DPA!

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dëshiron të sqarojë opinionin publik se çdo dokument i dhuruar në AQSH, me përmbajtje të dhëna pronësore, prej vitit 2017 duhet të kalojë më përpara për verifikim nga Instituti i Policisë Shkencore. Kjo procedurë e re vjen për të garantuar që çdo dokument pronësor që dhurohet në arkiv të jetë i provuar mbi origjinalitetin e tij.

Deri në vitin 2017, këto dokumente pranoheshin pa asnjë verifikim të mëtejshëm, pasi ky nuk është detyrim ligjor, por një masë e marrë me vendim të DPA-së për të krijuar garancinë e procesit. Ne jemi të bindur se ky vendim ka lënë shumë të pakënaqur, që e shihnin rrugën e mëparshme si rrugën e shpejtë të falsifikimit të pronave. Për këtë, ne nuk presim asnjë lëvdatë, e njëherazi kemi marrë parasysh që mund të ketë sulme, sipas parimit „hajduti bërtet: kapni hajdutin“! Mirëpo, për aq kohë sa u shërbejmë qytetarëve me përkushtim e paanësi, këto sulme nuk mund të na ndalojnë!

Për sa më sipër, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ndihet e detyruar të denoncojë publikisht shpifjen në numrin e sotshëm të gazetës „Telegraf“, për disa arsye:

Komisioni i Përhershëm i Ekspertëve pranë DPA-së shqyrton vetëm vlerën historike të dokumentit dhe për dokumentet përpara vitit 1944, sipas ligjit, të gjitha konsiderohen dokumente me Rëndësi Historike Kombëtare. 

DPA nuk ka pranuar në asnjë rast fotokopje, por vetëm dokumente origjinale në arkiv.
Komisioni i Ekspertizës merr për bazë ekspertizën e institucionit të vetëm shtetëror për verifikimin e origjinalitetit të dokumentit që është Instituti i Policisë Shkencore, prej vitit 2017.
Publikimi i një hetimi, për të cilin DPA nuk ishte në dijeni, përbën një tendencë për prishjen e imazhit të institucionit dhe jo për gjetjen e së vërtetës.

Tituj abuziv si „arkiva në shërbim të mafies“, përbëjnë tendencën për të prishur imazhin e një institucioni të besueshëm në sytë e qytetarëve shqiptarë të cilët marrin shërbim të shpejtë e korrekt nga ky institucion.

Jemi të keqardhur që kujdesiynë për rritjen e kontrollit mbi dokumentet e pranuara në arkiv, në vend të vlerësohej, po goditet në emër të qëllimeve për të abuzuar, qëllime të cilat DPA i ka penguar dhe do t’i pengojë me aq sa ka tagër ligjor. Ftojmë, çdo individ dhe media, që dëshiron të ushtrojë presion ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave për qëllime joligjore, të vijojë pa asnjë pengesë këtë „mision“. Njëherazi, i garantojmë që nuk do të kenë sukses në këtë „mision“. Ne presim me kënaqësi dhe zell të përballemi në gjykatë dhe në çdo institucion ligjor.

PADIA E QYTETARIT:

 

Pas

Përplasja me gazetarët/ Maja Kocijancic i tregon vendin opozitës shqiptare, hesht për Bullgarinë

Para

I shpërtheu eksplozivi në dorë, kush është 27-vjeçari të cilit i bënë atentat (Në hasmëri prej disa vitesh)

Para
I shpërtheu eksplozivi në dorë, kush është 27-vjeçari të cilit i bënë atentat (Në hasmëri prej disa vitesh)

I shpërtheu eksplozivi në dorë, kush është 27-vjeçari të cilit i bënë atentat (Në hasmëri prej disa vitesh)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.