I ftuar në ‘Fax News’, këshilltari i PD në Bashikinë e Tiranës ka thënë se padia për shpifje e kreut të Bashkisë së Tiranës ndaj tij është për të trembur opozitën, ndërsa sipas tij kjo padi erdhi pas denoncimit të tij për rritjen e çmimit të ujit.
Kraja tha se Veliaj mashtron dhe abuzon me pushtetin, pasi ndryshe nga sa dejlaronte ai rriti çmimin e biletës për transportin urban, rrtiti dhe çmimin e ujit, ndërkohë që nuk mbajti fjalën për ndaljen e ndërtimeve në Tiranë.
Ai ka thënë se Erion Veliaj i është njësohj si Saimir Tahiri për sa i përket komunikimit, duke shtuar se hiqen sit ë mirë por abuzojnë me pushtetin.
“Kryetari i Bashkisë denoncon për shpifje në gjykatë. Kjo është një njollë, një turp, pasi një kryetar bashkie nxit heshtjen nëpermjet kërcënimeve. Nuk do t’ja arijë pasi ne do të vazhdojmë të denoncojmë rritjen e taksave. Por kemi një kontekst të rrezikshëm për demokracinë, kemi një deputet që iu ndalua fjala në Kuvend, u pengua fizikisht.
Kemi një kryetarë që po sillet sikur është i izoluar nga skandali Tahiri, nga skandalet politike, ai thotë jo, unë jam Erion Veliaj, del me fëmijë, në mënyrë karikaturiale. Padia ndaj meje ka të bëjë se rritjen me 40 përqind në një kontekst aferash të dyshimta. Sot kemi nje kryetarë bashkie që paguhet me taksat tona dhe gjen kurajon të denoncojë një këshillatar bashkiak se thotë se rritja e cmimit të ujit nuk është bërë në mënyrë të rregullt. Kjo është një demokraci e çalë. E dini sa persona punojnë për imazhin e Erion Velisë? Ai është jashtë shtetit dhe del sikur është këtu.
E gjitha është një fasadë për të fshehur bërthamën e së vërtetës, vetëm që fjala e opozitës të shmanget. Ai abuzon me makinerinë e tij propagandistike, mashtroi për biletën, mashtroi për ujin, por edhe për ndërtimet në Tiranë. Afera e Landfillit të Sharrës, ku Ardit Xhoklaj gjeti vdekjen, e tjerë, gjen kurajën mes këtyre morive e skandalesh të bëj padi për shpifje.
Tahiri dhe Veliaj janë shumë të ngjashëm në komunikim me njëri-tjetrin, duken të mirë por abuzojnë me pushtetin.
Protestat e thirrura në janar janë për të çliruar Shqipërinë. Pres me padurim që qytetarët ti thonë se nuk jemi indifferent ndaj abuzimit të pushtetit”, tha Kraja në ‘Fax News’.
Veliaj ka paditur Akil Krajën për shpifje pas denoncimit të tij për rritje taksash, Vetë Kraja kishte publikuar dokumentin, ku sipas padisë akuzat për rritjen e çmimit të ujit kanë shkaktuar turbullime të padrejta dhe dëm moral.
(B.H/Faxweb)