Përfaqësuesja e PS në Kuvend, Klotilda Bushka i është përgjigjur Partisë Demokratike për caktimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Bushka tha se anëtarët janë zgjedhur sipas shortit dhe procedurave të parapërcaktuara duke zbatuar ligjin.
“Ligji nuk ka numër minimum të kandidatëve, në kandidaturat e përcjella dy prej kandidatëve kanë shprehur interes. Nuk kemi pasur dakordësi për zgjedhje ne kandidatit dhe për këtë arsye hidhet shorti. Shorti i tretë nëse nuk merr shumicën e cilësuar në seancën plenare, sot është hedhur shorti i tretë për plotësimin e vakancave, këshilli i lartë gjyqësor janë të njëjtë me këshillin e lartë të prokurorisë. Yllka dhe Ilir Rusi. Lista për KLGJ me dy anëtarë. Kjo i ka shërbyer një procesi , ju kujtoj të gjithëve që reforma në drejtësi është sfidë për të gjithë, duhet të kemi kujdes dhe duhet të kemi dakordësi për kandidatët më të mirë që plotësojnë kriteret ligjore. Duhet të bëjnë kujdes me deklaratat që bëjmë , ku kuvend zbaton ligjin”, tha Klotilda Bushka.
Kujtojmë që ditën e sotme, Partia Demokratike do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e sotëm të Kuvendit për caktimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke e cilësuar anti-kushtetues.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, thotë se Kuvendi shkeli Kushtetutën dhe ligjin në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke bërë proces fiktiv shorti, ku për dy vende vakante në “short” u hodh vetëm një kandidat.
Discussion about this post