Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla është përballur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda me djalin e ish-kryeministrit Berisha, pasi ky i fundit e akuzoi për shpifje.
Shkëlzen Berisha në një prononcim për mediat sapo doli nga gjykata tha se Taulant Balla e kishte akuzuar se nuk kishte paguar taksat, por shtoi se ai kishte dokumente që vërtetonin të kundërtën. Nga ana tjetër Berisha u shpreh se Balla nuk respekton vendimiet e gjykatës, sipas tij nëse në vend do të kishte prokurori ai do të procedohej.
“Nuk kam lidhje as me privatizimin dhe as CEZ në Shqipëri. Taulant Balla ka thënë që unë nuk kam paguar asnjë taksë, unë dua transparencë, kam dokumente nga tatimet, kam paguar taksa. Balla është i vetmi kryetar grupi që nuk zbaton vendimin e Apelit si shpifës dhe fshihet pas Ramës dhe nuk paguan detyrimin. Nëse ky vend do të kishte prokurori, Balla do të ishte proceduar. Dosja CEZ? Nuk kam pritshmëri, tha Berisha
Nga ana tjetër Taulant Balla tha se ishte aty për të respektuar vendimin e gjykatës së vendit. Ai preferoi të fliste për çëshjten CEZ, ndërkohë që në gjykatë përballë Shkëlzen Berishës ishte pas padisë për shpifje.
“S’jam këtu për të interpretuar aludime, jam këtu në respekt të gjyqit. Do jem në respekt të gjykatë së vendit tim, ju ishit prezent që unë jam i gatshëm që të gjykohet çeshtja njëherë e më parë. Nuk dua të bëj koment për dosjen e CEZ po është një dosje që po hetohet në Prokurori, personi që është kallëzuar nuk gjendet. I bëj thirrje prokurorisë ta hetojë këtë dosje me respektin më të madh. I bëj thirrje prokurorisë që ky person të gjendet, pasi ka tërhequr 6.8 milionë euro“, tha ai, ndërsa nuk kurseu sulmet e përsëritshme ndaj Shkëlzen Berishës për korrupsion. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post